Në orvatjen e tij të radhës, Mero Baze, si gjithmonë me porosi dhe me pagesë, ka zhvilluar një sulm tjetër ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë.
Me gënjeshtra, mashtrime, intriga, diku dhe i lodhur mendërisht, pasi çfarë shkruan në një rresht në tjetrin ai e rrëzon, vjen e na thotë se ka “torturim psikologjik, shantazhe gjatë hetimit, bëhen pa kamera, dëshmitarë të frikësuar, etj”. Mero Baze, në korin e korbave kundër SPAK-ut
22 Gusht, 10:58 Në fakt, një mashtrim është, asgjë më shumë, e gjithë renditja që thotë Mero Baze, sepse fakti është që intimidimet e dëshmitarëve, ndryshimet e dëshmive të tyre, marrja e telefonave dhe prishja e provave ndodhin edhe jashtë SPAK-ut. Por, këtë Mero nuk e thotë. Kujtojmë këtu Klotilda Bushkën, në rastin e Erion Veliajt, kryetare e Komisionit të Ligjeve. E vërteta e Klotilda Bushkës në gjyqin ndaj Veliajt 3 Prill, 18:28 Më tej shqetësohet për sekuestrimin e telefonave apo kompjuterave për të marrë provat, po ku t’i marrin provat.
A kanë qenë këta telefona dhe kompjutera që na kanë zbardhur deri në rastin e fundit, skandalin e aferës Ergys Agasi-Vlora Hyseni? A nuk kanë qenë këta telefona që na zbërthyen aferën e AKSHI-t? A nuk ishin këta telefona që kanë zbërthyer grupet dhe bandat kriminale në Shqipëri?
Më tej, Mero, i cili jeton në botën e gënjeshtrave, thotë se ka një klimë represioni në vend. Pse ndihet në represion Mero Baze? Çfarë e shqetëson Meron? Ka hall se mos ia marrin telefonat? Mos del më keq se Agasi? Sa para i kanë çuar, sa tenderë ka marrë, sa punë ka shpërndarë, në sa ministra ka ndërhyrë.
Se ndoshta Carlo Bollino e ca të tjerë janë kot para Mero Bazes, i cili nga një brekëgrisur është bërë një miliarder me dhjetëra apartamente dhe hotele në Shqipëri. Pasuritë marramendëse të Mero Bazes dhe fëmijëve të tij
31 Gusht, 12:59 Thotë po ashtu se “kanë një super pushtet prokurorët dhe duhet hequr neni që përgjojnë sepse kanë bërë përgjime dhe kërcënojnë gjyqtarët".
Më pas thotë se këta “gjyqtarët, kur gjykojnë çështjet janë më të ashpër se prokurorët, i drejtojnë ata për më thellë në hetime”.
Tani ose i kërcënojnë prokurorët gjyqtarët dhe ata bëjnë çfarë thonë prokurorët, ose gjyqtarët janë të lirë dhe ndiejnë që prokurorët nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre, por duhet ta thellojnë hetimin, sepse ka fakte të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e të gjithë skemës dhe veprave penale që mund të ketë kryer personi në hetim. Mero Baze dhe Carlo Bollino në sulm ndaj drejtësisë për të shpëtuar Erion Veliajn
26 Maj, 19:17 Ndërkohë ende nuk kemi një rast të ngjashëm siç thotë Mero, pasi një gjyqtar do të kishte dalë dhe me një deklarim do ta kishte hedhur në erë SPAK-un. Por më pas thotë se gjyqtarët kërkojnë më shumë, idiotësitë e Meros në pleqërinë e tij të stërmundimshme.
Nuk duhet të përgjojnë, thotë, kolegët, sepse ka prova të mjaftueshme që i kanë përgjuar dhe hetuar për t'i shantazhuar. Në fakt, gjatë hetimeve mund të dalin edhe prokurorë që takojnë njerëz të afërm, miq, shokë, bashkëpunëtorë. Hetohen, dalin që nuk kanë kryer vepra penale dhe vazhdojnë jetën.
Mund të dalin që janë dhe prokurorë të korruptuar e që mund të kenë kryer vepra penale. Kemi prokuror në zyrën e Ergys Agasit, por kaq dimë, ende nuk dihet se cili është. Çfarë vepre penale mund të ketë kryer? A ka lidhje familjare me Agasin, cila është ajo dhe deri ku shkon? EMRAT/ Kush është prokurori i SPAK-ut që shkoi në zyrën e Agasit? 2 Tetor, 12:09 Më tej na thotë se ka prova të qarta për prokurorë dhe gjyqtarë që janë regjistruar në takime me elementë të inkriminuar dhe nuk veprojnë ndaj tyre. Pra, sipas Meros, SPAK-u ka prova se kolegë të tyre shkojnë me krimin dhe nuk vepron, por i përdor për t’i intimiduar.
SPAK-u filmon dhe shantazhon veten, se kjo është ajo që thotë Mero. E në rast se ky i di, pse nuk i nxjerr emrat dhe të na thotë se ky prokuror apo gjyqtar ka takuar një person të caktuar. Në rast se ka foto dhe video, aq më mirë, le t'i nxjerrë se kështu pastrohet sistemi i drejtësisë, jo duke bërë shkrime për t'i shërbyer Zdromsit në burgun e Durrësit. Një idiot si Mero Baze që po e zhyt më thellë Veliajn
15 Shtator, 19:01 Këto lajthitje mendore të Mero Bazes nuk janë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm radhitje rreshtash për të bërë disa shkrime që të çohen si raporte te të huajt, nëpër lobime, ku Mero sulmon drejtësinë dhe ka ende nga ata budallenj që mendojnë se është ende ai gazetar i pavarur që shërben pa pagesën e aferës së radhës, korrupsionit të radhës, skandalit të radhës që shërben në mbrojtje të shokëve të tij, bandave të tij, bashkëpunëtorëve të tij të korruptuar dhe hajdutë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
