Lajme Zone
KulturëReport TV

'Ora e Muzës', mbahet në Lezhë aktiviteti që mblodhi poetë nga mbarë trevat në muajin e letërsisë


Për të pesëmbëdhjetin vit me radhë zhvillohet në Lezhë “Ora e Muzës”, aktivitet i cili mbledh poetë nga të gjitha trevat shqipfolëse në kuadër të tetorit, njohur ndryshe si muaji i letërsisë dhe arteve.

Në Lezhë, poetë e shkrimtarë nga mbarë trevat shqipflëse, u ritakuan në konkursin kombëtar “Ora e Muzës”, një veprimtari e cila zhvillohet për të pesëmbëdhjetin vit radhazi. “Ora e Muzës” vijon të vijë si një skenë e veçantë për promovimin e krijimtarisë poetike dhe përkushtimin ndaj artit të fjalës së bukur, duke përcjellë mesazhin se letërsia shqiptare është e gjallë dhe vijon të pasurohet me zëra të rinj e krijime të reja. LEXO edhe...Tokat po mbeten djerrë në Kurbin, fermerët në Fushë-Kuqe po heqin dorë nga bujqësia: Kostot e larta dhe mungesa e subvencioneve na vështirësojnë punën (VIDEO) “Kemi krijuar një profil shumë të qartë se ky vend e do letërsinë”, tha Hekuran Koka, kryetar i klubit letrar ‘Ndoc Gjetja’. "Vlerat që sillen këtu, janë sublime ka poetë shumë të talentuar”, tha shkrimtari Adem Xheladini. Fituesë të këtij edicioni u shpallën Angelina Gjeka nga Lezha, Uarda Albunesa nga Shkodra dhe Rudina Çupi nga Durrësi. Këtë vit, muaji i Letërsisë, i kushtohet At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të shquara të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Xh.K/E.H/ReportTv.al Adem Xheladini Hekuran Koka letersi Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14710 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?