Dhuna që shpërtheu të shtunën ndaj forcave të policisë, institucioneve publike dhe private në zona të ndryshme të Tiranës, për kryeministrin Edi Rama, nxori në dritë implikimin e Partisë Demokratike në këtë përshkallëzim, "PD doli nga prapavija, mu në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik e në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve" tha Rama. LEXO edhe...Protestuesi i maskuar ‘mbulon’ policët me lule të thara, ‘u dhuron’ puthje Duke e quajtur flamë antidemokratike e fatkeqësi jonatyrore, Rama thotë se dhuna në protestë do të shuhet. "Nuk kanë asnjë shans t'i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në një maskë dhune, të ekstremistëve të Antifas që glorifikojnë dhunën kudo në Europë dhe të duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian e që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentët" tha Rama. Kreu i qeverisë thotë se në protestën që shpërtheu dhunshëm të shtunën, ishin paguar edhe të huaj, persona me maska që kishin ardhur nga Spanja, të cilët i paralajmëroi nuk do të dalin nga vendi pa mbaruar punë me drejtësinë këtu. "Të jetë i bindur çdo dhunues, qoftë me banim në Tiranë dhe qoftë si ata me bluza të bardha e me maska që kishin ardhur dje nga Spanja, si mercenarë të paguar për të ushtruar dhunë dhe që tregonin muskujt në rrugën e Ministrisë së Arsimit se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë apo për të qëndruar i qetë në Europë, pa mbaruar njëherë punë me drejtësinë këtu në Tiranë" tha Rama. Kryeministri Rama përsëriti edhe një herë gatishmërinë për tu ulur e për të dëgjuar kërkesat ndaj qeverisë, por theksoi se: "Unë jam i gatshëm të ulem e të dëgjoj këdo që do të ma shprehë kundërshtinë e tij ballë për ballë, e të më parashtrojë kërkesat që mendon se qeveria duhet të marrë parasysh. Sepse unë besoj se kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë apo me çfarëdo forme tjetër, por nuk mendoj se ka gabim çdo gjë që thotë e që kërkon. Por përtej këtij kufiri, unë kam detyrë të mbroj vendin dhe njerëzit nga çdo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë mbrapa, ndërsa shteti ka për detyrë t'i tregojë vendin çdokujt që ngre dorën kundër pronës publike e private, që kërcënon rendin dhe sigurinë publike. Kjo është përgjigja jonë ligjore e institucionale ndaj dhunës e anarkisë urbane të ushqyer këto ditë nga gjithëfarë duarsh të mbrapshta dhe të ushtruar nga një turmë dhunuesish, të cilët tanimë mund ta shohë tërë Shqipëria se kush i sjell në qendër të Tiranës, duke i nxitur, paguar, orkestruar jo për një Shqipëri më të mirë, po për ta kthyer përsëri mbrapsht Shqipërinë, nga rruga e amanetit historik dhe kur, tamam kur jemi më pranë se kurrë pikëmbërritjes dhe kur flamuri i Skënderbeut e Ismail Qemalit është ngjitur më lart se asnjëherë" tha Rama. Personat në ballë të shkatërrimit theksoi Rama nuk janë as shumica dhe as pakica e popullit shqiptar, të cilët mund të jenë kundër qeverisë, por kurrsesi pro dhunës. "Durim dhe kurajo, duhet ta kalonim edhe këtë me sa duket, sepse jo të gjithë e duan suksesin, paqen dhe sigurinë e Shqipërisë. Është përpjekja e tyre e fundit, përpara se sa ne të vulosim faqen e fundit të historisë së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zhurmën e kanë të madhe, shanset i kanë zero" tha Rama. "Faleminderit dhe mos e harroni asnjëherë, më keni votuar ose jo, unë nuk e kam tradhtuar misionin për të cilin më ka dhënë besën shumica e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe nuk do ta tradhtoj kurrë besimin e asnjë shqiptari që e do Shqipërinë më të mirë e që e do flamurin e Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut në rradhë me flamujt e tjerë të shteteve të Bashkimit Europian" shtoi ai. Kërkesat legjitime të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, Rama thotë se do i përgjigjet shumë shpejt në nisje të javës me projektbuxhetin e vitit 2027 “me risi në rishpërndarjen e të ardhurave nga rritja e ekonomisë, në drejtim të familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët të të rinjve e studentëve, dhe më shumë garanci në shkallën e meritës në punë”. U.D/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise PD Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14710 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

