Fundjava bën bashkë në Lagunën e Nartës, peshkatarë jo vetëm nga Vlora, por dhe nga Fieri, Patosi e qytete të tjera. Për peshkatarët sportiv kjo është mënyra e duhur të largohesh për disa orë nga zhurma dhe dinamikat intensive të jetës së përditshme. LEXO edhe...Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë në zonën e Ujit të Ftohtë! Përroi del nga shtrati, bllokohet rruga drejt Jonufrës (VIDEO) “Kjo është adrenalinë më vete. Këtu nuk lodhemi, rrimë në ajër të pastër”, thonë ata. Peshkatarët por dhe qytetarët që frekuentojnë këtë zonë të pasur naturore kërkojnë më shumë vëmendje ndaj infrastrukturës së lënë në rrënim. Deri më tani, nuk është bërë e ditur ndonjë ndërhyrje konkrete për rikonstruksionin e mëtejshëm të urës, e cila mbetet një element i rëndësishëm për aksesin drejt kësaj zone turistike, ndër më të frekuentuarat e Vlorës. Xh.K/E.H/ReportTv.al peshkimi Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14710 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
