Lajme Zone
“Optimizimi i forcave të KFOR-it në Kosovë” – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Prioriteti ynë mbetet stabiliteti në Ballkan
BotëBalkanWeb

“Optimizimi i forcave të KFOR-it në Kosovë” – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Prioriteti ynë mbetet stabiliteti në Ballkan

Aleanca e NATO-s ka nisur një proces gradual për optimizimin e pozicionimit të trupave të misionit të KFOR-it në Kosovë. Lidhur me këtë zhvillim, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar se ky proces do të kryhet në koordinim të ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, duke ritheksuar se prioriteti kryesor i Uashingtonit mbetet ruajtja e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Aleanca e NATO-s ka nisur një proces gradual për optimizimin e pozicionimit të trupave të misionit të KFOR-it në Kosovë. Lidhur me këtë zhvillim, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar se ky proces do të kryhet në koordinim të ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, duke ritheksuar se prioriteti kryesor i Uashingtonit mbetet ruajtja e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Përmes një përgjigjeje zyrtare, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së bëri me dije se gjatë gjithë kësaj faze pritet vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të sigurisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Diplomacia amerikane vlerësoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm që siguron mbrojtje afatgjatë për të gjitha komunitetet. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur misioni i NATO-s ka njoftuar ndryshime në riorganizimin e trupave të tij, ku vëmendje të veçantë ka marrë edhe prania në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Lidhur me këtë çështje sensitive, KFOR-i ka bërë të qartë se vendimi përfundimtar për hapjen e urës për qarkullim nuk i takon këtij misioni ushtarak, por i përket Bashkimit Evropian dhe vetë institucioneve të Kosovës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb