Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka shënjestruar Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka i cili në një emision është shprehur se jemi në një narkoregjim dhe se Rama nuk rrëzohet me votë.
Spaho ka kritikuar ashpër qëndrimin e Nokës, duke theksuar se një opozitë që u thotë njerëzve se çdo rrugë është e mbyllur, ua shuan besimin dhe i dorëzon përpara pushtetit.
Ai nënvizon se kjo deklaratë tregon se opozita e shpartalluar po e mban Ramën në pushtet. “Ndiqeni kete interviste dhe do kuptoni perse PD nuk vjen ne pushtet dhe nuk do te vije sa kohe ajo eshte ne duart e ketyre njerezve.
Jemi narkorregjim, thote, nuk kemi cfare ti bejme narkorregjimit. Rama nuk rrezohet me vote, protestat nuk vlejne, fajin e ka shoqeria qe nuk rrezohet Rama.
Edhe nuk rrezohet Rama me vote, deklaron, edhe do marrim pjese ne zgjedhjet e ardhshme ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine.
Atëherë, për çfarë ua kërkoni votën qytetarëve, kur vetë u thoni se vota nuk sjell ndryshim? Përse u kërkoni të protestojnë, kur vetë shpallni se protestat nuk vlejnë?
Një opozitë që u thotë njerëzve se çdo rrugë është e mbyllur, ua shuan besimin dhe i dorëzon përpara pushtetit
Thuaj pastaj qe Ramen nuk e mbajne keta ne pushtet! Opozite teresisht e shpartalluar”, shkruan Spaho./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

