Lajme Zone
Këlliçi nxjerr mesazhet, reagon për fake news-in e prodhuar në Top Channel nga Inside Story
PolitikëCNA

Këlliçi nxjerr mesazhet, reagon për fake news-in e prodhuar në Top Channel nga Inside Story

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar se në Top Ch...

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar se në Top Channel në emisionin Inside Story është prodhuar një fake news.

Këlliçi thekson se në dokumentarin e transmetuar sonte nga Inside Story për Erion Veliajn, u tha se nuk i është përgjigjur interesit të gazetarit për intervistë ku do të pyetej edhe për standardet e dyfishta të opozitës.

Këlliçi ka publikuar mesazhet me gazetarin duke nënvizuar se pretendimi në dokumentar është një mashtrim. “Reagim i detyruar në lidhje me fake news-in e prodhuar sonte në Top Channel nga emisioni Inside Story!

Top Channel e ka bërë prej kohësh publike linjën e vet editoriale. Por si media kombëtare ka një mandat, t’i shërbejë interesit publik me fakte!

Top Channel e zgjedh vetë këndin nga e sheh realitetin, por kurrsesi nuk mund të shpikë fakte që i duhen për ta ndërtuar atë.

Sonte, për herë të parë në jetën time, po bej publik një komunikim timin me një gazetar, i detyruar nga rëndësia e rastit në fjalë dhe standardit tim politik, transparencë 100%!

Në dokumentarin e transmetuar sonte nga Inside Story për Erion Veliajn, u tha se nuk i jam përgjigjur interesit të gazetarit për intervistë ku do të pyetesha edhe për standardet e dyfishta të opozitës!!!

Ky është mashtrim. Pikë.

Qëllimisht shpjegimin tim ia kam dhënë gazetarit me shkrim, madje jam ofruar për të ndihmuar me dokumente që mund t’u shërbenin drejt së vërtetës.

Pjesa komike e kësaj historie të trishtë keqinformimi është kur programi akuzon opozitën për standard të dyfishtë. Këtë pyetje mund të ma kishit bërë. Madje mund të ma bëni edhe sot, nuk kam asnjë problem t’i përgjigjem. Por është disi komike të ngresh një akuzë për standard të dyfishtë duke përdorur vetë standard të dyfishtë me faktet.

Për standardet dhe veprimet e mia politike përgjigjem unë.

Për standardet e gazetarisë përgjigjet Top Channel.

Mes dy versioneve nuk duhet arbitër, duhet vetëm fakti: biseda origjinale me gazetarin!”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.