Lajme Zone
DASH nxjerr “hartën” e korrupsionit: Qeveria, gjyqësori, prokurimet publike dhe media sektorët më problematikë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

DASH nxjerr “hartën” e korrupsionit: Qeveria, gjyqësori, prokurimet publike dhe media sektorët më problematikë

Në raportin për Klimën e Investimeve për vitin 2026, DASH vlerëson se sistemet ligjore, rregullatore dhe të kontabilitetit të Shqipërisë janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por evidenton një listë të gjatë pengesash për komunitetin e biznesit: korrupsionin e vazhdueshëm, zbatimin e pabarabartë të legjislacionit, burokracinë e rëndë, shtrembërimet në konkurrencë, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe mungesën e transparencës.

Selia e DASH Raporti i vitit 2026 për klimën e investimeve evidenton korrupsionin në qeveri, gjyqësor, prokurime publike dhe media, si dhe pastrimin e parave, ndikimin e krimit të organizuar, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave. Departamenti i Shtetit vlerëson ndërkohë përparimin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Departamenti Amerikan i Shtetit ka identifikuar një sërë sektorësh dhe problematikash që vijojnë të rëndojnë klimën e biznesit në Shqipëri, duke vendosur korrupsionin, qeverisjen, gjyqësorin dhe prokurimet publike mes shqetësimeve kryesore të raportuara nga investitorët e huaj.

Në raportin për Klimën e Investimeve për vitin 2026, DASH vlerëson se sistemet ligjore, rregullatore dhe të kontabilitetit të Shqipërisë janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por evidenton një listë të gjatë pengesash për komunitetin e biznesit: korrupsionin e vazhdueshëm, zbatimin e pabarabartë të legjislacionit, burokracinë e rëndë, shtrembërimet në konkurrencë, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe mungesën e transparencës.

Raporti përdor një formulim të fortë për korrupsionin, duke vlerësuar se ai “vazhdon të minojë sundimin e ligjit, të rrezikojë zhvillimin ekonomik dhe ta pengojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj të plotë”.

Investitorët e huaj, sipas DASH, përmendin korrupsionin, krimin e organizuar dhe çështjet e lidhura me to si disa prej problemeve më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Problematikat prekin disa sektorë kyç. Raporti evidenton korrupsionin në gjyqësor, qeveri, prokurimet publike dhe media. Krahas tij renditen mungesa e transparencës, mungesa e konkurrencës, pastrimi i parave, ndikimi i krimit të organizuar, ekonomia e madhe informale dhe zbatimi i dobët i kontratave.

Një tjetër pikë problematike është vetë funksionimi i administratës dhe kuadrit rregullator. Komuniteti i biznesit përballet me burokraci të rëndë, zbatim jo të njëtrajtshëm të legjislacionit dhe ndryshime të shpeshta fiskale, të cilat, së bashku me mungesën e transparencës dhe shtrembërimet e konkurrencës, rëndojnë klimën e investimeve. DASH “nxin” sërish Ramën: Investitorët e huaj po zhvaten, korrupsioni dhe paratë e drogës dëmtojnë klimën e biznesit

30 Shtator, 16:47 Investimet strategjike janë një tjetër çështje që zë vend në raport. Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015 për të tërhequr investime vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, ka tërhequr pak investitorë të huaj, pavarësisht zgjatjeve të shumta përtej afatit fillestar të dhjetorit 2018.

Ndryshimi më i fundit, i miratuar në janar 2025, e zgjati afatin e ligjit deri në dhjetor 2026. Sipas raportit, shumica e projekteve të miratuara janë përqendruar në sektorin e turizmit dhe financohen nga brenda vendit.

Edhe gjyqësori mbetet një prej fushave ku investitorët evidentojnë problematika. Korrupsioni në drejtësi përfshihet mes shqetësimeve të raportuara nga investitorët e huaj, ndërsa zbatimi i dobët i kontratave renditet si një tjetër pengesë për mjedisin e biznesit.

Në krahun tjetër, Departamenti i Shtetit evidenton si zhvillim pozitiv reformën në drejtësi dhe punën e strukturave të posaçme kundër korrupsionit.

Procesi i vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve përfi në vitin 2024, ndërsa çështjet e fundit të apelimit përfunduan në vitin 2026. Sipas raportit, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan vettingut janë shkarkuar për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur procesin.

DASH vlerëson gjithashtu punën e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas raportit, strukturat e SPAK po bëjnë përparim në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, përfshirë zyrtarë të lartë aktualë dhe ish-zyrtarë, si dhe figura të krimit të organizuar.

Raporti përmend hetime të profilit të lartë, arrestime dhe dënime të zyrtarëve publikë, por njëkohësisht nënvizon nevojën për rezultate të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Departamenti i Shtetit kërkon gjithashtu bashkëpunim më të mirë mes agjencive qeveritare për të avancuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të adresuar atë që raporti e cilëson si një “kulturë të përhapur të pandëshkueshmërisë”.

Sipas DASH, përparimi i mëtejshëm i strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krijimi i një bilanci të qëndrueshëm dënimesh për korrupsionin e nivelit të lartë do të ndihmonin në tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase dhe do t'i mundësonin Shqipërisë të konkurronte më mirë në ekonominë globale.

Tabloja e raportit është e dyfishtë: Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor dhe ka ngritur struktura të posaçme që po shënojnë rezultate në luftën kundër korrupsionit, por investitorët e huaj vijojnë të evidentojnë korrupsionin në qeveri, gjyqësor dhe prokurime publike, së bashku me pastrimin e parave, ndikimin e krimit të organizuar, informalitetin dhe zbatimin e dobët të kontratave, si probleme që rëndojnë klimën e biznesit. /Pamfletidash korrupsioni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Videot intime në rrjet, Policia nis hetimet: Po identifikohen adresat IP, dosja i kalon Prokurorisë për katër vepra penale 30 Shtator 2026, 20:5920:59Aktualitet Aldor Nini paralajmëron portalet për videot intime: Provat po i dërgohen Policisë, shpërndarësit do të identifikohen 30 Shtator 2026, 20:5320:53Aktualitet Mbyllet marshimi i protestës së 123-të, qytetarët: Dorëheqja e Ramës e panegociueshme! 30 Shtator 2026, 20:5120:51Aktualitet Tirana 'ndizet' nga flakadanët/ Protestuesit marshojnë në kryeqytet, thirrje kundër Ramës 30 Shtator 2026, 20:2420:24Aktualitet KLSH fut në skaner Thumanë-Kashar, Burgjet, HEC-et dhe bujqësinë, Arben Shehu: Asnjë lloj presioni nuk na ndal! 30 Shtator 2026, 20:0220:02Aktualitet “Shqipëria kërkon revolucion”/ Protestuesit lënë Kryeministrinë, nis marshimi në Tiranë 30 Shtator 2026, 20:0020:00Aktualitet