Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Opozita kërkon 80-90 bashki’, Haxhimali zbulon detaje nga raporti i PD! Deputeti Elezi: Me bashkimin e disa bashkive, ulet kosotja e shërbimeve për qytetarët


I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, deputeti socialist Ermal Elezi deklaroi se bashkimi i bashkive mund të sjellë përfitime të rëndësishme, veçanërisht kur një bashki me kapacitete më të mëdha ekonomike dhe administrative bashkohet me një bashki që ka vështirësi financiare ose performancë më të ulët.

Reforma e re territoriale ka nxitur debate të shumta në javët e fundit. Propozimi për uljen e numrit të bashkive është kundërshtuar nga opozita, e cila e konsideron të papranueshëm riorganizimin e njësive të pushtetit vendor në formën e propozuar. I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, deputeti socialist Ermal Elezi deklaroi se bashkimi i bashkive mund të sjellë përfitime të rëndësishme, veçanërisht kur një bashki me kapacitete më të mëdha ekonomike dhe administrative bashkohet me një bashki që ka vështirësi financiare ose performancë më të ulët. LEXO edhe...Protesta në ditën 53-ë, të rinjtë maskohen me fytyrat e politikanëve të PS dhe PD! Improvizojnë një lojë bixhozi duke ndarë hartën e Shqipërisë Sipas tij, një rast i tillë mund të ishte bashkimi i Kavajës me Rrogozhinën. Ai theksoi se Kavaja është një nga shtatë bashkitë me autonomi të lartë financiare dhe mund të ndihmojë një bashki me më pak të ardhura jo duke transferuar fondet e saj, por duke vënë në dispozicion përvojën, kapacitetin administrativ dhe aftësinë për të zhvilluar më shumë projekte, përfshirë ato të financuara nga Bashkimi Europian. "Kavaja mund ta ndihmojë Rrogozhinën jo duke i dhënë të ardhurat e veta, por duke i dhënë përvojën, kapacitetin administrativ dhe mundësinë për të zhvilluar më shumë projekte”,- tha deputeti socialist. Nga ana tjetër, Elezi paralajmëroi se bashkimi i dy bashkive me të njëjtat probleme ekonomike nuk garanton rezultate pozitive. Si shembull ai përmendi Përmetin dhe Këlcyrën, duke argumentuar se bashkimi i tyre nuk do të zgjidhte mungesën e burimeve njerëzore dhe ekonomike. "Nëse bashkohen dy bashki që kanë të njëjtin potencial ekonomik dhe të njëjtat vështirësi, ato thjesht bëhen një. Nuk do të kenë më shumë resurse dhe do ta kenë të vështirë të arrijnë ekonomi shkalle”,- tha Elezi. Ndërkohë, eksperti i qeverisjes vendore Agron Haxhimali tha se modeli i propozuar nga Partia Demokratike parashikon 80–100 bashki, pa prekur bashkitë ekzistuese ku janë investuar kapacitete administrative dhe financiare. Ai theksoi se problemi kryesor mbetet fakti që rreth 40% e popullsisë, që jeton në zonat rurale, vazhdon të ketë mangësi në përfaqësim dhe në ofrimin e shërbimeve. "Reforma aktuale nuk e ka zgjidhur fragmentarizimin. Ne propozojmë një model tjetër, që të përmirësojë përfaqësimin dhe shërbimet për zonat rurale”,- tha eksperti. K.M/E.H/ReportTv.al PS Erald Elezi reforma territoriale repolitix Agron Haxhimali Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.8% I gabuar 28.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 4502 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?