Opozita e kërkoi me ngulm për të dhënë sqarime mbi çështjen Veliaj, por kur Ministri i Drejtësisë Toni Gogu u shfaq në Komisionin e Ligjeve për buxhetin, asnjë ligjvënës i PD apo partive të tjera të pakicës nuk ishte aty. As socialistët, nuk e ngritën për asnjë moment shqetësimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për transferim politik nga burgu apo kërcënim gjatës vizitës së ministrit të Drejtësisë në paraburgimin e Fierit orët e vona të së premtes. Edhe pse e kishin përballë, askush prej tyre nuk kërkoi një përgjigje mbi pretendimet e Veliajt për presion politik. LEXO EDHE:Me frakturë në këmbë e patericë, kryebashkiaku Erion Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit Vetë Toni Gogu e çeli prezantimin e buxhetit për drejtësinë me këtë fjali, që u duk edhe si një mesazh për debatin e ditëve të fundit: "Institucionet e drejtësisë i ushtrojnë shërbimet në mënyrë të pavarur, qeveria paguan vetëm faturën financiare", tha Gogu. Me më shumë para se një vit më parë në arkë, 5 janë prioritetet e ministrisë së drejtësisë për 2027, tha ministri. "Ky buxhet merr 5 drejtime: 1-Aksesi kur qytetari nuk mbërrin dot te shteti: 5 zyra të ndihmës juridike falas Kamëz, Krujë, Librazhd, Bulqizë, Rrëshen. 2-Mbrojtja-institutin për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve në mëzez 500 milionë lekë për investimin dhe 300 milionë lekë për operimin. Kjo ndodh brenda 2027. 3-Riintegrimi, 424 milionë lekë shërbimi i provës. Nuk është falje, pjesë e mënyrës si ekzekutohet përgjegjësia penale. Për mbikëqyrjen e elektronike 80 mln lekë. Ditën që del nga burgu, nuk ka id, nuk ka mundësi transporti, etj, po krijojmë shërbimin e daljes porta e burgut nuk duhet të jetë porta për tu rikthyer në burg. 4-Realizimi, kompensimi i ish pronarëve, rreth 8000 familje. Nuk është dhuratë që ia bën, përmbush një detyrim ndaj qytetarit, është borxh që duhet shlyer. 5-Dinjiteti- në Lezhë, Shënkoll, me një financim shumë vjecar, 250 mln lekë nga 2027, një investim I rëndësishëm, trajtimi shëndetësor për të dënuarit. Ndërkohë vijojnë burgu i ri në Kukës dhe punimet në Fushë-Krujë", tha Gogu. Në komisionin e ligjeve, KLGJ u shpreh më herët e pakënaqur me buxhetin, duke kërkuar më shumë para, veçanërisht për sigurinë në gjykata, një kërkesë kjo e përsëritur, sidomos pas vrasjes brenda sallës së gjyqit të Gjyqtarit Astrit Kalaja. Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: erion veliaj PD ministria e drejtesise Komisioni i ligjeve toni gogu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.4% Asnjërin 20.8% Vota total: 438 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
