Lajme Zone
Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 80 mijë metra katrorë tokë për operacionin e një dite më parë për tjetërsimin e pronave. Bëhet fjalë për 13 sipërfaqe toke që dyshohet të jenë grabitur përmes falsifikimit të dokumenteve.

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 80 mijë metra katrorë tokë për operacionin e një dite më parë për tjetërsimin e pronave. Bëhet fjalë për 13 sipërfaqe toke që dyshohet të jenë grabitur përmes falsifikimit të dokumenteve. Në total në dosjen e prokurorisë figurojnë 6 përfitues, për të cilët janë vendosur masat e sigurisë: Shaqir Sheshi, Viktor Mataj, Arianit Mataj, Besnik Xhafa dhe Fiqeret Xhafa janë lënë në arrest shtëpie për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa Ramazan Sheshi është lënë në arrest me burg pasi i është shtuar edhe akuza për pastrimin e parave. Të 6 këta kanë paraqitur dokumente të falsifikuara pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe më pas me ndihmën e disa zyrtarëve të Kadastrës, kanë përvetësuar pronat. Në mesin e zyrtarëve bëhet fjalë dhe për ish-drejtorin e Kadastrës Durrës, Ardian Kona, i afërmi i Monika Kryemadhit, i cili është arrestuar dhe më herët për përfshirjen në të njëjtën skemë kriminale mashtrimi. LEXO EDHE:Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) Për tjetërsimin e 27.550 metra katrorë nga Shaqir Sheshi, është bërë dhe falsifikimi i firmës i disa zyrtarëve të Kadastrës, ish-regjistruesit Bedri Luku, ish-specialistet juriste Shpresa Kaloshi dhe Alma Çeka. Pasuritë e sekuestruaraPasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhePasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: sekuestrim Durres Ramazan Sheshi Shaqir Sheshi Bedri Luku shpresa kaloshi alma ceka Ardian Kona Viktor Mataj Besnik Xhafa Fiqeret Xhafa Arianit Mataj Komento Komente Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 62.3% Jo 32.9% Disi 4.8% Vota total: 2523 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?