Lajme Zone
Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane sekuestron 240 kg kokainë, rrjeti i pastrimit të 14 mln eurove nga Milano drejt argjendarive në Tiranë
PolitikëPamfleti

Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane sekuestron 240 kg kokainë, rrjeti i pastrimit të 14 mln eurove nga Milano drejt argjendarive në Tiranë

Hetimi ka çuar në sekuestrimin preventiv të dy shoqërive italiane, Target S.r.l., që operon në tregtinë dhe përpunimin e metaleve të çmuara, dhe Futuro Immobiliare S.r.l., e lidhur me një portofol prej 24 pasurish të paluajtshme. Në operacion janë përfshirë 52 persona nën hetim, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar para të gatshme, lëndë narkotike dhe pasuri të tjera. Ka dyshime të forta se këto 2 shoqëri por edhe 1 tjetër në Tiranë janë përdorur për të pastruar dhe qarkulluar paratë e kokainës.

Foto ilustruese/ Operacioni “Caveau 38” zbulon mekanizmin e dyshuar të pastrimit të miliona eurove të narkotrafikut përmes arit dhe pasurive të paluajtshme. Sekuestrohen dy kompani italiane, ndërsa dokumentet tregojnë lidhjet e Target S.r.l. me shtetaset Xhesika Milaj, Nevila Kakeli dhe një shoqëri të tregtimit të arit në Tiranë. Antimafia italiane ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i cili, sipas hetuesve, kishte ngritur një mekanizëm financiar për të kthyer miliona euro të drogës në ar, pasuri të paluajtshme dhe kapitale që lëviznin mes Italisë dhe Shqipërisë. Operacioni i koduar “Caveau 38”, i zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Milanos, ka zbuluar një trafik prej rreth 240 kilogramësh kokainë dhe qarkullimin e mbi 14 milionë eurove të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Hetimi ka çuar në sekuestrimin preventiv të dy shoqërive italiane, Target S.r.l., që operon në tregtinë dhe përpunimin e metaleve të çmuara, dhe Futuro Immobiliare S.r.l., e lidhur me një portofol prej 24 pasurish të paluajtshme. Në operacion janë përfshirë 52 persona nën hetim, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar para të gatshme, lëndë narkotike dhe pasuri të tjera. Ka dyshime të forta se këto 2 shoqëri por edhe 1 tjetër në Tiranë janë përdorur për të pastruar dhe qarkulluar paratë e kokainës.

Sipas dokumenteve të hetimit italian, organizata përdorte një mekanizëm të mirëorganizuar për të larguar të ardhurat e kokainës nga tregu italian. Paratë grumbulloheshin në pika të caktuara, transportoheshin përmes automjeteve me ndarje të fshehta ose konvertoheshin në ar. Një pjesë e metaleve të çmuara dërgohej drejt Shqipërisë, duke krijuar një rrugë financiare që hetuesit po e shqyrtojnë si pjesë të skemës së pastrimit të parave. Një nga episodet më domethënëse është dokumentuar në nëntor 2021. Hashim Berisha, i përmendur në aktet italiane, i dorëzoi një punonjësi të Target S.r.l. shumën prej 367.300 eurosh. Dy ditë më vonë, më 27 nëntor, ai tërhoqi 7,2 kilogramë ar, të cilat u fshehën në një ndarje të dyfishtë të një automjeti Mercedes të nisur drejt Shqipërisë.

Hetuesit italianë kishin vendosur pajisje përgjimi në automjet, duke dokumentuar komunikimet dhe lëvizjet e lidhura me transportin. Ky episod është një nga provat konkrete mbi të cilat mbështetet hetimi për përdorimin e tregtisë së arit në qarkullimin e të ardhurave të narkotrafikut.

Emri tjetër që del në dokumentet e operacionit është Genti Berisha, i identifikuar në hetime italiane për grumbullimin dhe lëvizjen ndërkombëtare të parave të drogës. Ai është dënuar me tetë vite burg në procesin e operacionit “Icaro”, ndërsa emri i tij shfaqet edhe në komunikimet financiare të shqyrtuara në “Caveau 38”.

Në të njëjtën dosje përmendet Ilir Ahmetaj, i lidhur nga hetuesit me një pikë grumbullimi parash në Këln të Gjermanisë. Një komunikim i dhjetorit 2020 përshkruan një operacion financiar prej 366.650 eurosh, që do të dorëzoheshin në Gjermani dhe do të viheshin në dispozicion në Alicante të Spanjës.

Rrjeti i përshkruar nga Antimafia shtrihej përtej kufijve italianë, ndërsa Shqipëria shfaqet si një prej destinacioneve të rëndësishme të të ardhurave. Hetimet e mëparshme të operacionit “Icaro” kishin dokumentuar edhe transportimin e parave drejt Elbasanit përmes linjave ndërkombëtare të autobusëve. Bashkimi i këtyre të dhënave nxjerr një mekanizëm financiar me disa rrugë transporti, ku paratë e kokainës lëviznin përmes vendeve të ndryshme europiane dhe pastrimin e tyre në Tiranë.

Pastrimi i parave nga Milano në Tiranë, pista e dy argjendarive në ish-Bllok dhe Myslym Shyri

Sipas informacioneve që Pamfleti ka siguruar nga burime pranë hetimit italian, një nga pistat që po ndiqet për gjurmimin e parave të narkotrafikut lidhet me dy pika të tregtimit të arit në Tiranë, përkatësisht në zonën e ish-Bllokut dhe në rrugën “Myslym Shyri”. Burimet e përshkruajnë këtë drejtim të hetimit si pjesë të përpjekjeve për të identifikuar destinacionin e metaleve të çmuara që transportoheshin nga Italia drejt Shqipërisë.

Në këtë pjesë të investigimit shfaqet një lidhje e rëndësishme mes kompanisë italiane Target S.r.l., të sekuestruar në kuadër të operacionit “Caveau 38”, dhe një shoqërie shqiptare me aktivitet në tregtinë e arit.

Në dokumentacionin e Target, Xhesika Milaj figuron si ortake, administratore e vetme dhe përfaqësuese ligjore, ndërsa në përbërjen e shoqërisë shfaqet edhe Nevila Kakeli. Dy gratë janë nënë e bijë. Kjo strukturë pronësie merr rëndësi për shkak të rolit që hetuesit italianë i atribuojnë kompanisë në transaksionet me metale të çmuara.

Nevila Kakeli rezulton gjithashtu ortake në shoqërinë shqiptare Gold Invest SH.P.K., të regjistruar në Tiranë në mars 2020. Aktiviteti i deklaruar i saj përfshin tregtimin, importin, eksportin dhe përpunimin e arit, pikërisht sektorin ku Antimafia italiane ka identifikuar një nga mekanizmat e përdorur për konvertimin e parave të kokainës.

Në historikun e pronësisë së Gold Invest dalin edhe Rigels Andrea, Gabriele Chiappetta dhe Oneda Kola. Sipas të dhënave historike të shoqërisë, kapitali është ndarë mes katër ortakëve, me nga 30 për qind për Andrean dhe Chiappetta-n, si dhe nga 20 për qind për Kakelinin dhe Kolën.

Këto lidhje tregtare krijojnë një drejtim konkret për investigimin e rrugës së arit nga Italia në Shqipëri. Megjithatë, informacionet e deritanishme nuk përcaktojnë nëse Gold Invest është objekt i hetimit penal italian apo nëse dy pikat e shitjes në Tiranë kanë pritur konkretisht arin e transportuar nga organizata.

Një tjetër emër që shfaqet në historinë e Target është sipërmarrësi italian Gabriele Di Francesco. Në një intervistë të vitit 2023 për gazetën La Stampa, ai e përshkruante Target si kompaninë e tij dhe deklaronte se aktiviteti i saj shtrihej nga Milano e Alessandria deri në Tiranë, Budapest dhe Medellín të Kolumbisë.

Deklarimi për praninë tregtare në Tiranë, i bërë vite përpara operacionit “Caveau 38”, shton interesin për marrëdhëniet ndërmjet strukturave italiane të tregtimit të metaleve të çmuara dhe bizneseve shqiptare të të njëjtit sektor.

Hetimi italian ka dokumentuar tashmë një rast konkret të shkëmbimit të qindra mijëra eurove me kilogramë ar të nisur drejt Shqipërisë. Pista që Pamfleti po ndjek në Tiranë përqendrohet te hallka pasuese e këtij mekanizmi: rruga e metaleve të çmuara, subjektet tregtare dhe personat që mund të kenë administruar transaksionet.

Nga kasafortat e Target në Itali te tregu i arit në kryeqytetin shqiptar, dosja “Caveau 38” hap një kapitull të ri mbi destinacionin e miliona eurove të narkotrafikut.

Një tjetër pistë që ngre pikëpyetje serioze lidhet me destinacionin përfundimtar të miliona eurove të narkotrafikut. Përtej konvertimit të parave në lingota ari dhe tregtisë së metaleve të çmuara, ekzistojnë dyshime se një pjesë e kapitaleve mund të jetë kanalizuar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

Sekuestrimi i kompanisë Futuro Immobiliare dhe i pasurive të paluajtshme të lidhura me të në Itali e bën veçanërisht të rëndësishme pyetjen nëse i njëjti mekanizëm investimi është përdorur edhe në tregun shqiptar të pronave.

A kanë përfunduar para të këtij rrjeti në financimin e fushatave elektorale në qarqet e Shqipërisë së Mesme? Dyshimet për lidhje të mundshme ndërmjet kapitaleve të narkotrafikut, investimeve në ndërtim dhe financimeve politike janë një drejtim që hetuesit po e shqyrtojnë. /Pamfleticaveau 38 pastrim parash antimafia italiane Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “ONE Albania” e Gellért Zoltán Jászai zhvat klientët me dy agjenci: njera serbo-qipriote, tjetra e lidhur me “IuteCredit” 7 Nëntor 2026, 11:2211:22Anti-Mafia Në dorë të kujt i kemi lënë Doganat? Erald Delilaj, “koka” e operacioneve të zhvatjeve dhe pazari me gjobën 3 mln euro të Salillarit 6 Nëntor 2026, 19:3519:35Anti-Mafia “One Albania” në alarm nga fsja e “4iG”, hedh në sulm studiot e borxheve për të shantazhuar abonentët 5 Nëntor 2026, 19:0819:08Anti-Mafia Alarm nga Paraguai për bankat dixhitale, “Jet Bank” bombë me sahat për kursimet e shqiptarëve 5 Nëntor 2026, 16:5216:52Anti-Mafia Batërdi me financat në universitetin e Durrësit: Rektor ‘Çimi’ dhe Endri Balla, tenderë me flamuj të kuq dhe fonde të fshehura 4 Nëntor 2026, 14:4314:43Anti-Mafia “Zhduken” 130 ton enë kuzhine të ARTEG shpk në Doganën e Durrësit, asgjësim "fantazmë" dhe dyshime për 130 mijë euro ryshfet 3 Nëntor 2026, 18:2418:24Anti-Mafia