Lajme Zone
Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë! 2 të arrestuar, gjatë ndjekjes dramatike humbi jetën edhe njëri prej trafikantëve
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Operacion i madh anti-drogë në Atlantik, kapet gomonia me 750 milionë euro kokainë! 2 të arrestuar, gjatë ndjekjes dramatike humbi jetën edhe njëri prej trafikantëve

Operacioni ndërkombëtar, i koordinuar nga Prokuroria e Breshias, çoi në sekuestrimin e 3,7 tonëve kokainë. Ky operacion është vazhdim i një aksioni tjetër të zhvilluar korrikun e kaluar në ujërat e Atlantikut, ku u arrestuan katër persona të tjerë dhe u sekuestruan 4,7 tonë kokainë, të transportuara po me gomone.

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në oqeanin Atlantik, në brigjet e Gadishullit Iberik. Operacioni, i përmbyllur të hënën, më 12 tetor, u drejtua nga Guardia di Finanza, konkretisht nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare në Breshia, e cila bashkëpunoi me Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (SCICO) dhe strukturat detare e ajrore të këtij institucioni. LEXO edhe...U kap me 38.3 kilogramë kokainë në makinë, 4 vite dënim për violinistin shqiptar në Francë, 1 vit do ta shlyejë me kusht! Gjobitet me 1.1 mln € (EMRI) Hetimet u drejtuan nga Prokuroria e Breshias, në koordinim me Prokurorinë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit të Italisë. Në operacion u përfshinë edhe autoritetet portugeze, përmes një ekipi të përbashkët hetimor, me mbështetjen e Eurojust-it dhe të organizmave ndërkombëtarë që luftojnë trafikun e drogës. Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të një gomoneje që lëvizte me shpejtësi të madhe, në të cilën ishin ngarkuar 3 tonë e 700 kilogramë kokainë, shkruajnë mediat e huaja. Kur mjetet lundruese të autoriteteve portugeze mbërritën për t'i ndaluar, trafikantët dyshohet se tentuan t'i shmangeshin arrestimit, duke e çuar gomonen në shpejtësinë maksimale. Gjatë ndjekjes dramatike, mjetet lundruese të forcave të rendit dhe gomonia me të dyshuarit u përplasën me njëra-tjetrën. Njëri prej personave në bord pësoi plagë tepër të rënda. Menjëherë u aktivizuan procedurat e emergjencës dhe i plagosuri, shtetas spanjoll, u transportua me urgjencë drejt tokës me ndihmën e një mjeti ajror të shpëtimit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Dy personat e tjerë u ndaluan, ndërsa ngarkesa e kokainës u sekuestrua. Ngarkesa me drogë që gjendej në gomone, e cila u sekuestrua, përllogaritet të kishte një vlerë prej 115 milionë eurosh në tregun me shumicë. Nëse do të hidhej në tregun e shitjes me pakicë, ajo mund të gjeneronte të ardhura prej rreth 750 milionë eurosh. Në bordin e gomones, një mjet i tipit “go-fast”, i projektuar për të lëvizur me shpejtësi të lartë në det të hapur, ndodheshin tre persona: dy shtetas spanjollë dhe një person me origjinë nga Gjibraltari. Njëri prej tyre, siç e përmendëm më sipër humbi jetën, ndërsa dy personat e tjerë u arrestuan. Ky operacion është edhe vazhdim i një aksioni tjetër të zhvilluar korrikun e kaluar në ujërat e Atlantikut. Gjatë atij operacioni u arrestuan katër persona të tjerë dhe u sekuestruan 4,7 tonë kokainë, të transportuara me një tjetër gomone. Duke mbledhur rezultatet e të dy operacioneve, sasia e drogës së sekuestruar i kalon tetë tonët. Ky rezultat i hetimeve dëshmon përhapjen e një mënyre të re veprimi në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku përdorimi i mjeteve lundruese të shpejta po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për transportimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike drejt Evropës. “Taksitë detare” të kokainës nga Amerika e Jugut Gomonet e tipit “go-fast” janë mjete lundruese oqeanike, zakonisht nga 10 deri në 16 metra të gjata, të pajisura me disa motorë të fuqishëm jashtëbordë dhe të afta të arrijnë shpejtësi mbi 70 milje detare. Shpejtësia e tyre i bën veçanërisht të përshtatshme për operacionet e marrjes dhe transportimit të drogës në det të hapur. Skema e përdorur njihet si drop-off, që nënkupton lënien e ngarkesës në det. Anijet mëmë që vijnë nga Amerika e Jugut i lënë ngarkesat e paligjshme në det, ku ato merren më pas nga gomonet dhe transportohen drejt rrugëve detare që çojnë në tregun evropian. Bëhet fjalë për një lloj shërbimi taksi në oqean, të organizuar për të ulur rrezikun dhe për ta bërë më të vështirë zbulimin e ngarkesave nga autoritetet. Një rol të rëndësishëm në operacion pati edhe mbështetja ajrore nga Njësia e Zbulimit Aerodetar, e dislokuar jashtë Italisë dhe e pajisur me teknologji të avancuar për mbikëqyrjen e hapësirave detare. Vëzhgimi nga ajri mundësoi ndjekjen e lëvizjeve të gomones dhe ruajtjen e kontaktit me autoritetet portugeze, deri në ndërhyrjen e njësive detare të Policisë Detare portugeze. R.Xh/ReportTv.al operacion antidroge Oqeani Atlantik kokaine trafikantë guardia di finanza gomone Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26.2% Jo 68.9% Nuk e di 4.8% Vota total: 892 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?