Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Devoll, ku dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç.
Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet, me H.C. në drejtim të tij dhe Sh.D. në sediljen e pasagjerit.
Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në banesën e 28-vjeçarit H.C., janë gjetur fara të dyshuara të bimës narkotike.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

