Mes duartrokitjeve, kapeleve që fluturojnë dhe emocioneve të një dite diplomimi, One Business Academy mbylli edicionin e saj të dhjetë. Programi i One Albania i kushtohet zhvillimit profesional të punonjësve. Për disa muaj, Akademia u bë pikëtakimi i këndvështrime të ndryshme, punës në grup dhe shkëmbimit të përvojave. Punonjës nga departamente dhe profile të ndryshme u bashkuan në një program që ndërthur njohuritë mbi biznesin, financën, marketingun, menaxhimin dhe lidershipin me punën praktike në grup. Këtë vit, programi përfshiu edhe një komponent të dedikuar lidershipi, zhvilluar online në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit. “Misioni i One Albania është jo vetëm të punësojë talentet më të mira në vend, por edhe t’i mbështesë në zhvillimin e tyre përgjatë karrierës. Prej dhjetë vitesh, kemi krijuar përmes One Business Academy një hapësirë ku punonjësit tanë mund të shkojnë përtej rolit të tyre të përditshëm, të kuptojnë më gjerë biznesin dhe të sjellin ide të reja në kompani. Ky program është një investim i vazhdueshëm në ekspertizën që ndërtojmë brenda One Albania. Pikërisht kjo ekspertizë na ndihmon të jemi më të përgatitur për mënyrën si ndryshon tregu dhe nevojat e klientëve”, u shpreh Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në One Albania, Irida Bonati. LEXO edhe...Kur “Çfarë vlen për ty?” kthehet në një kanavacë nëpër qytet Pjesëmarrësit e këtij viti, të ndarë në pesë ekipe, sollën propozime në fusha që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e kompanisë, nga teknologjia dhe shërbimet digjitale, te kujdesi ndaj klientit dhe zgjidhjet për biznesin. Çmimi për Best Group këtë vit shkoi për ekipin që zhvilloi projektin E-Kiosk, një ide e ndërtuar hap pas hapi gjatë Akademisë, që synon ta bëjë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më efikase eksperiencën e klientit. Edicioni i këtij viti shënoi edhe një moment të rëndësishëm për One Business Academy. Në një dekadë, më shumë se 350 punonjës të One Albania janë diplomuar nga programi, duke krijuar tashmë një traditë të konsoliduar të zhvillimit profesional brenda kompanisë. Njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë Akademisë gjejnë më pas zbatim në projekte dhe iniciativa të ndryshme të One Albania. Në këtë mënyrë, investimi te njerëzit përkthehet edhe në më shumë ekspertizë brenda kompanisë dhe në një avantazh të rëndësishëm në një treg gjithnjë e më konkurrues. SI.E./E.H/ReportTv.al irida bonati one albania Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.2% Vota total: 1797 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

