Lajme Zone
OKB në Shqipëri sërish apel për dialog dhe uljen e tensioneve: Dhuna e papranueshme! Liria e shtypit duhet respektuar
PolitikëBalkanWeb

OKB në Shqipëri sërish apel për dialog dhe uljen e tensioneve: Dhuna e papranueshme! Liria e shtypit duhet respektuar

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur thirrjen për dialog konstruktiv me qëllim uljen e tensioneve në vend, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe të standardeve demokratike.

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur thirrjen për dialog konstruktiv me qëllim uljen e tensioneve në vend, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe të standardeve demokratike. Në mesazhin e saj, OKB nënvizon se aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore. Një tjetër pikë e rëndësishme e apelit është mbrojtja e së drejtës për tubim paqësor dhe e lirisë së shtypit, të cilat cilësohen si të drejta themelore që duhet të respektohen dhe të garantohen. OKB thekson gjithashtu se veprimet e forcave të rendit duhet të jenë në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ndërsa çdo person duhet të gëzojë garancitë për një proces të rregullt ligjor. Apeli vjen në një klimë tensionesh në vend, ku thirrja për dialog, respektimin e lirive themelore dhe shmangien e dhunës mbetet në qendër të mesazhit të organizatës ndërkombëtare. Reagimi:

OKB në Shqipëri përsërisin sërish apelin për dialog konstruktiv për uljen e tensioneve. Aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.

Përforcojmë mesazhin se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit janë të drejta themelore që duhen respektuar dhe mbrojtur.

Theksojmë gjithashtu rëndësinë e respektimit të parimit të proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit dhe të garancive për një proces të rregullt ligjor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: okb protesta