Edi Rama, me ministrin e tij të Financave Petrit Malaj / Me urdhër të kryeministrit, ministri Petrit Malaj akordoi një fond shtesë 9 miliardë lekësh për OJF-të, që do të shpërndahen nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, strukturë e Kryeministrisë, ku anëtare bordi është Elira Kokona. Nga 2014-2026, qeveria Rama u ka dhënë 160 miliardë lekë OJF-ve, që shërbejnë si lustruese të imazhit të pushtetit... Kryeministrit Edi Rama i nevojitet më shumë se kurrë propaganda e patronazhuar e OJF-ve, tani kur është bërë objekt i protestës, është shtuar pakënaqësia masive e presioni ndërkombëtar, ndërkohë që ministra, deputetë, drejtorë qendrorë e kryebashkiakë janë subjekte të SPAK-ut.
Por OJF-të kërkojnë e marrin miliona nga taksat, që të shërbejnë si lustruese të imazhit të kryeministrit Edi Rama dhe tellalle të propagandës së pushtetit, pazar që u bë javën e kaluar.
Një informacion i "Pamfleti"-t brenda Ministrisë së Financave ka bërë me dije se Edi Rama i ka dhënë urdhër ministrit Petrit Malaj të sajojë një fond të posaçëm shtesë për rifinancimin e OJF-ve për vitin 2026, duke e hequr nga fondet që nuk u realizuan në 3-mujorin e tretë.
Vlerën e financimit të OJF-ve, kryeministri Edi Rama e ka përcaktuar 9 miliardë lekë të vjetra shtesë dhe ministri Petrit Malaj e ka zbatuar urdhrin.
Ndërsa përfituese edhe për këtë grand do të jenë ato OJF të përzgjedhura si shërbëtore të propagandës së qeverisë e që janë "ushqyer" me miliona në vitet 2014-2026 nga buxheti i shtetit.
Ministri Malaj e ka zbatuar urdhrin menjëherë, ndërsa shpërndarja e vlerës 9 miliardë lekë formalisht do të kryhet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).
Kjo agjenci, me maskë si shoqëri civile, është strukturë e Kryeministrisë në vartësi të Edi Ramës, dhe ka 12 nëpunës e 9 anëtarë bordi, mes tyre Elira Kokona e Korporatës së Investimeve.
Këto miliona do të paguhen e do të justifikohen me propagandën e OJF-ve që do t'i marrin, për gjoja monitorimin e politikave të suksesshme të qeverisë dhe arritjet në minimizimin e korrupsionit; suksesin e startup-eve, angazhimin qytetar, pjesëmarrjen e të rinjve në bashkëqeverisje, shtimin e shërbimeve sociale, rritjen e mirëqenies në grupet vulnerabël, luftën kundër dezinformimit etj.
Fondi 9 miliardë lekë tashmë i akorduar është fond shtesë mbi vlerën 33 milionë euro, që sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, qeveria u ka dhënë OJF-ve gjatë periudhës janar-shtator 2026.
Po sipas Thesarit, rezulton se gjatë viteve 2014-2026, kryeministri Edi Rama me vendime qeverie e direkt nga buxheti i shtetit u ka dhënë 160 miliardë lekë të vjetra OJF-ve që kanë shërbyer si tellalle të propagandës së qeverisë edhe nëpër ekranet televizive e platformat sociale.
Fondet nga taksat publike që u janë dhënë OJF mbështetëse të pushtetit "Rama":
· Për vitin 2014, u janë dhënë 5 miliardë e 61 milionë lekë të vjetra.
· Për vitin 2015, u janë dhënë 7 miliardë e 240 milionë lekë.
· Për vitin 2016, u janë dhënë 12 miliardë lekë.
· Për vitin 2017, u janë dhënë 5 miliardë e 820 milionë lekë.
· Për vitin 2018, u janë dhënë 4 miliardë e 980 milionë lekë.
· Për vitin 2019, u janë dhënë 4 miliardë e 900 milionë lekë.
· Për vitin 2020, u janë dhënë 5 miliardë e 510 milionë lekë.
· Për vitin 2021, u janë dhënë 7 miliardë e 300 milionë lekë.
· Për vitin 2022, u janë dhënë 12 miliardë lekë.
· Për vitin 2023, u janë dhënë 15 miliardë lekë.
· Për vitin 2024, u janë dhënë 16 miliardë lekë.
· Për vitin 2025, u janë dhënë 37 miliardë lekë.
· Për periudhën janar-shtator 2026, OJF-ve u janë dhënë 34 miliardë lekë të vjetra, ndërsa tani, me urdhër të Edi Ramës, ministri Petrit Malaj ka shtuar 9 miliardë lekë OJF-ve të pushtetit.
Financimi shtetëror i OJF-ve nga taksat publike duhet të bëhet objekt hetimi nga SPAK, për të parë ligjshmërinë dhe zbuluar aktivitetin e kryer me këto financime publike./Pamfleti
ojf-të e propagandës tellallët e edi ramës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec 12 Tetor 2026, 17:0717:07Anti-Mafia Natën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave' 12 Tetor 2026, 13:0613:06Anti-Mafia Kthetrat e Gërdecit/ Sali Berisha i jep Fatmir Mediut mandat deputeti; ndërsa Edi Rama i jep leje ndërtimi 10 Tetor 2026, 19:3219:32Anti-Mafia Skandali/ Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet me raporte të rreme 10 Tetor 2026, 11:2911:29Anti-Mafia Mirela Kumbaro i dorëzon Artan Hoxhës çelësat e auditit: A po merr rektori nën kontroll dosjet që duhet ta hetojnë? 9 Tetor 2026, 17:0017:00Anti-Mafia Rrufjani Milton Nushi, "zari" i Rezart Taçit, sekseri i punëve të zeza në 6 ministri dhe në dosjet e spiunëve 9 Tetor 2026, 13:1813:18Anti-Mafia

