17 MINUTA ME PARE Protesta para Ministrisë së Arsimit, policia thirrje studentëve: Distancohuni nga veprimet e dhunshme Pamje nga protesta Policia u ka bërë thirrje studentëve dhe të rinjve që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shmangin dëmtimin e pronës publike.
Thirrja e uniformave blu vjen pas përshkallëzimit të situatës gjatë tubimit, ku protestuesit kanë shkulur kangjellat anësore të rrugës pranë ministrisë, ndërsa kanë goditur godinën e institucionit me vezë dhe bojëra.
"Distancohuni nga vepirmet e dhunshme", dëgjohet të thotë efektivi i policisë me megafon.
Gjatë protestës janë hedhur edhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës, duke krijuar momente tensioni përpara institucionit.
Në terren ndodhen forca të shumta policie, të cilat janë pozicionuar pranë Ministrisë së Arsimit për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë. Gjithashtu, në afërsi të godinës është vendosur edhe një autobot me ujë, i cili pritet të përdoret nga policia në rast se situata përshkallëzohet më tej dhe veprimet e dhunshme vazhdojnë.
Protesta kombëtare e studentëve dhe të rinjve është thirrur për të kundërshtuar problematikat në sistemin arsimor dhe mungesën e zgjidhjeve konkrete nga institucionet përgjegjëse. 30 MINUTA ME PARE Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit, studentët shkulin kangjellat Studentët shkulin kangjellat para Ministrisë Përshkallëzohen tensionet, studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuarit para Ministrisë së Arsimit Është përshkallëzuar protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë shkulur kangjellat dhe pllakat e trotuarit, ndërsa kanë hedhur vezë e kapsolla në drejtim të godinës së institucionit.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë shkruar me sprej në muret e ministrisë, duke lënë në fasadë mbishkrimin “Ministri e Krimit”, përmes të cilit kanë shprehur kundërshtimin ndaj institucionit dhe qeverisë.
Protesta është shoqëruar edhe me thirrje kundër qeverisë. “Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” kanë qenë disa nga sloganet që studentët kanë brohoritur gjatë tubimit.
Ndërkohë, në pjesën e pasme të godinës së Ministrisë së Arsimit janë vendosur forca të shtuara policie, si dhe një autobot me ujë.
Protesta është thirrur nga studentët dhe të rinjtë në nivel kombëtar, me pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë, për të kundërshtuar problemet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin që kanë publikuar organizatorët.
Më herët, një studente pjesëmarrëse në protestë deklaroi se të rinjtë nuk kanë dalë për të paraqitur kërkesa të veçanta, por për të kundërshtuar sistemin politik dhe mungesën e perspektivës në vend.
“Kjo është një protestë e rinisë. Ne nuk kemi kërkesa, por arsye që dalim për të protestuar. Ne duam ndryshimin e këtij sistemi 36-vjeçar, ku të rinjtë shqiptarë janë mall transporti për jashtë, për punë që nuk i duan europianët”, deklaroi studentja.
Ajo kritikoi gjithashtu kushtet ekonomike dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të përballuar shpenzimet mujore.
“Sot në Shqipëri nuk ia del dot të përballosh muajin. Të kërkosh dinjitet nuk është luks!”, u shpreh e reja. 33 MINUTA ME PARE Studentja në protestë: Nuk kemi kërkesa, por arsye për të protestuar! Foto ilustruese Një studente pjesëmarrëse në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë deklaroi se të rinjtë nuk kanë dalë për të paraqitur një listë kërkesash, por për të kundërshtuar sistemin politik dhe kushtet e jetesës në Shqipëri.
Sipas saj, protesta synon ndryshimin e sistemit 36-vjeçar, të cilin e bëri përgjegjës për mungesën e perspektivës dhe largimin e të rinjve drejt vendeve europiane.
“Kjo është një protestë e rinisë. Ne nuk kemi kërkesa, por arsye që dalim për të protestuar. Ne duam ndryshimin e këtij sistemi 36-vjeçar, ku të rinjtë shqiptarë janë mall transporti për jashtë, për punë që nuk i duan europianët”, deklaroi studentja.
Ajo kritikoi gjithashtu gjendjen ekonomike në vend, duke theksuar se qytetarët përballen me vështirësi për të mbuluar shpenzimet mujore.
“Sot në Shqipëri nuk ia del dot të përballosh muajin. Të kërkosh dinjitet nuk është luks!”, u shpreh e reja. 48 MINUTA ME PARE Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit, studentët hedhin vezë dhe kapsolla drejt godinës Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit Të rinjtë kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku kanë hedhur vezë, letra higjienieke, shishe uji dhe kapsolla në drejtim të godinës, ndërsa në fasadën e institucionit kanë shkruar “Ministri e Krimit”. Protesta e të rinjve përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, teksa studentët kanë hedhur vezë dhe kapsolla në drejtim të godinës së institucionit. Gjithashtu, ata kanë filluar të shkruajnë me sprej në muret e godinës.
Gjatë protestës, në fasadën e Ministrisë së Arsimit, studentët kanë lënë edhe mbishkrimi “Ministri e Krimit”, përmes të cilit protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj institucionit. “Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.
“Dorëheqje!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Forca, rinia!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar problematikat që vijojnë të mbeten të pazgjidhura.
Ndërkohë në pjesën e pasme të godinës së Ministrisë së Arsimit ka forca të shtuara policie, si dhe një autobot me ujë. Protesta është thirrur nga studentët dhe të rinjtë në nivel kombëtar, me pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar reagim institucional. 1 ORE ME PARE "Do i japim fund regjimit"/ Nis protesta e studentëve, 'blindohet' Ministria e Arsimit Forca të shumta policie para Ministrisë së Arsimit Në afërsi të godinës së ministrisë janë vendosur forca policie, ndërsa në zonë është pozicionuar edhe një autobot me ujë, në kuadër të masave të sigurisë për tubimin. Ka nisur këtë të martë protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Tubimi ka filluar në orën 14:00, ndërsa pjesëmarrësit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen.
Në afërsi të godinës së ministrisë janë vendosur forca policie, ndërsa në zonë është pozicionuar edhe një autobot me ujë, në kuadër të masave të sigurisë për tubimin.
Gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit nuk kanë munguar as thirrjet e studentëve kundër qeverisë. “Duam kushte, duam dije, jo përralla qeverie” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, "Revolucion", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "I duam tarifat sa Erion Braçe", "Pa rini nuk ka Shqipëri" janë disa nga sloganet që dëgjohen nga të rinjtë, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në arsim dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen.
Protesta është thirrur për të kundërshtuar një sërë problematikash me të cilat përballen studentët dhe të rinjtë, të cilat, sipas organizatorëve, vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje dhe pa një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Një nga protestuesit, në protestën para Ministrisë së Arsimit, tha se Shqipëria është ende në një sistem komunist dhe se kjo duhet të marrë fund.
Studenti theksoi se nuk ia kanë besën më as kryeministrit, pasi kjo gjë është dëshmuar më 2018. Ai tha se studentët janë në protestë, për t’i thënë kryeministrit Rama që të largohet nga pushteti.
Ai tha se janë në protestë për të ardhme më të mirë.
"Kemi ardhur që t’u japim fund sistemit komunist. Nuk ia kemi besën fare Ramës për negociata. Jemi këtu për t’ju thënë kryeministrit Rama largohu, se ne nuk të besojmë më.
Ne do vazhdojmë me këto protesta, sepse nuk kemi ardhur këtu për një ditë, por për të ardhmen tonë. Një pjesë e mirë e pedagogëve na kanë mbështetur", tha protestuesi.
Përmes njoftimeve publike, organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe qytetarëve të tjerë, që t'i bashkohen protestës për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.
Në pankartën e publikuar përpara tubimit, të rinjtë kanë përcjellë edhe mesazhin që synojnë të sjellin në vëmendje gjatë protestës.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në thirrjen e organizatorëve. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Tym, flakë dhe gaz: Kosova sërish në vorbullën e krizës 5 Tetor 2026, 22:0022:00LIVE UPDATES “Të Pashoq”/ Historia "Vlora-Gysi" dhe fati i Edi Ramës! 30 Shtator 2026, 21:2521:25LIVE UPDATES Ursula Von der Leyen pritet me protesta, tensione dhe përplasje para Kryeministrisë 30 Shtator 2026, 17:5617:56LIVE UPDATES "Të Pashoq": Pas Vlorës e Gysit, e ka radhën Rama! SPAK i detyruar nga partnerët! 23 Shtator 2026, 21:3221:32LIVE UPDATES “Të Pashoq”/ 'Tërmeti' në Hagë, çfarë ndodh tani me ish-krerët e UÇK-së? 16 Shtator 2026, 20:3020:30LIVE UPDATES Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë 16 Shtator 2026, 10:1010:10LIVE UPDATES

