Malltezi mes turmës Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por kjo është protestë studentore. Vetëm studentët mund ta rrëzojnë këtë qeveri dhe në momentin që ndërhyn në mes politika, atëherë kjo i jep ushqim qeverisë që të mos e marrë seriozisht... Pas mbi 130 ditësh protesta te Kryeministria, sot nis një etapë e re e revoltës kundër qeverisë. Studentët vendosën të dalin në shesh, duke u grumbulluar te Ministria e Arsimit.
Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje, por ashtu si në shumë protesta të tjera, edhe sot Berisha dhe njerëzit e tij u infiltruan brenda turmës, duke dashur të prishin revoltën qytetare. Ka qenë kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, që ka nxjerrë një foto të Jamarbër Malltezit mes turmës.
“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, shkruan ai.
Padyshim, të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por kjo është protestë studentore. Vetëm studentët mund ta rrëzojnë këtë qeveri dhe në momentin që ndërhyn në mes politika, atëherë kjo i jep ushqim qeverisë që të mos e marrë seriozisht, sikundër ka ndodhur me foton në fjalë.
Situata te Ministria e Arsimit mbetet e tensionuar. Fillimisht studentët hodhën gurë dhe sende të forta ndaj godinës, por më pas ndërhyri policia. Raportohet gjithashtu se shumë persona janë shoqëruar nga forcat e rendit.
Turma u shpërnda fillimisht, por më pas studentët u rigrupuan. Policia krijoi kordon te Rruga e Durrësit duke mos i lejuar të afrohen, duke aktivizuar makinat e ujit. berisha dhendri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Inaugurohet shtëpia-muze e Dritëro Agollit në Menkulas, Begaj: Një pasuri e re e trashëgimisë kulturore shqiptare 13 Tetor 2026, 15:3515:35Politike "Zgjedhjet lokale referendum kundër Ramës", Alimehmeti: I gatshëm të garoj për Bashkinë Tiranë 13 Tetor 2026, 14:4314:43Politike Tabaku: Paratë e pista po dëmtojnë bizneset dhe sektorin e ndërtimit 13 Tetor 2026, 14:1514:15Politike Sot mbyllet Kapitulli 20 me Shqipërinë, Marta Kos: Zgjerimi i BE-së po merr ritme më të shpejta 13 Tetor 2026, 13:1413:14Politike Bllofi i madh i Perëndimit në Ballkan: Serbia, “Ura e Perëndimit” apo “Kali i Trojës”? 13 Tetor 2026, 12:5812:58Politike Balla propozon votimin elektronik në Tiranë për zgjedhjet lokale: T’i japim fund numërimit që zgjat me ditë 13 Tetor 2026, 12:4712:47Politike

