Lajme Zone
Pse e sulmoi Sali Berisha kunatin e Fatmir Mediut
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pse e sulmoi Sali Berisha kunatin e Fatmir Mediut

Këtë akuzë Sali Berisha e bëri pas konsultimit që Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri me përfaqësues të PS-së, PD-së, PR-së, PBDNJ-së, FRD-së, PAA-së, Partisë së Legalitetit dhe "Shqipëria Bëhet", për projektin e shtimit të numrit të bashkive ku do të bëhet votim elektronik dhe 100% e numërimit elektronik në zgjedhjet 2027.

Sali Berisha me Fatmir Mediun / Kryetari i PD-së deklaroi se SHISH-i, me kontrollin e sistemit të numërimit elektronik, ka manipuluar rezultatin në Tiranë e Vorë, por kush e mbante kodin e serverit? Ilirjan Celibashi, kunati i Fatmir Mediut. Paradoksalisht, Berisha sulmon kunatin e mikut të tij, ndërsa historia e tij tregon se për pushtet ka spiunuar edhe miqtë më të afërt... Në komunikimin e ditës së hënë me mediat, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, de facto sulmoi drejtuesin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar për bashkëpunim me drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, për kontrollin e serverit të votimit dhe të sistemit të numërimit elektronik në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Këtë akuzë Sali Berisha e bëri pas konsultimit që Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri me përfaqësues të PS-së, PD-së, PR-së, PBDNJ-së, FRD-së, PAA-së, Partisë së Legalitetit dhe "Shqipëria Bëhet", për projektin e shtimit të numrit të bashkive ku do të bëhet votim elektronik dhe 100% e numërimit elektronik në zgjedhjet 2027.

Në takim, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kundërshtuan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet vendore, duke e konsideruar votim dhe proces që, ashtu si në zgjedhjet 2025, do të kontrollohet e manipulohet nga qeveria dhe SHISH-i.

Sali Berisha tha: "PD nuk do të pranojë të bëhet votim e numërim elektronik në asnjë bashki, sepse numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme, mbasi është përshirë direkt SHISH-i, duke krijuar servera paralelë dhe ka manipuluar rezultatin."

Me këtë akuzë, Sali Berisha sulmoi Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kunatin e Fatmir Mediut, Kryetar i Partisë Republikane dhe deputet nga lista e mbyllur e PD-së.

Ndoshta SHISH-i ka ndërhyrë në zgjedhje edhe duke krijuar server paralel të votimit elektronik në Tiranë e Vorë, ku u bë ky lloj votimi, dhe siç thotë Sali Berisha, nëpërmjet SHISH-it qeveria kishte marrë nën kontroll sistemin e numërimit elektronik.

Por teknikisht, nuk mund të krijosh server votimi paralel dhe të marrësh kontrollin e sistemit të numërimit elektronik, pa marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sistemimin dhe databazën para e pas mbylljes së votimit, për të cilët u tha se është tepër i sigurt e u shpenzuan 25 milionë euro.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është autoriteti që ka në dorë kodet e serverit, databazës, sistemit të numërimit elektronik dhe përgjegjësinë e konfidencialitetit e sigurisë së tyre.

Logjikisht, Sali Berisha ka akuzuar Ilirjan Celibashin për bashkëpunim me SHISH-in për krijimin e serverit paralel të votimit, kontrollit të sistemit të numërimit elektronik dhe lejimin e falsifikimit të rezultateve.

Sali Berisha tha se disponon informacione e prova, por gjersa ato kanë dalë nga burime brenda kupolës së KQZ-së, logjikisht është drejtuesi e autoriteti përgjegjës ligjor Ilirjan Celibashi që mund t'ia ketë dhënë informacionin kunatit Fatmir Mediu e ky ia ka dhënë Sali Berishës.

Mund të bëhet pyetja: Pse Sali Berisha sulmoi kunatin e mikut Fatmir Mediu, për bashkëpunim me SHISH-in?

Por në historikun e Sali Berishës ka shumë raste konkrete që tregojnë se për karrierë e pushtet dhe shpëtim nga drejtësia, ai ka spiunuar kolegë e miq të të afërt, ka dhunuar e eleminuar bashkëpunëtorë dhe ka mohuar familjarë të tij./Pamfletisali berisha fatmir mediu kunati Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Ami Kozeli në SPAK, shkresa që trondit ARRSH-në për tenderin 50 mln euro ku fitoi Bami 12 Tetor 2026, 13:1113:11Dosja e zezë Kronologjia e pazarit të madh Berisha- Rama për reformën territoriale 11 Tetor 2026, 13:1613:16Dosja e zezë Arkitektura e Edi Ramës, si vello për korrupsionin endemik! 10 Tetor 2026, 15:1815:18Dosja e zezë Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec 9 Tetor 2026, 19:5219:52Dosja e zezë Pas medreseve, turqishtja futet edhe në shkollat e mesme publike 9 Tetor 2026, 11:5211:52Dosja e zezë SPAK heton “Timak Defence”, por lë jashtë Pirro Vengun që firmosi aferën me Ron Yeffet dhe Arjeta Pucën 8 Tetor 2026, 14:3614:36Dosja e zezë