Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Oferta e Kurtit për Specialen e presidentin, ish-ambasadori Bimo: Kosova s’ka aftësi për kompromis! Ekspertja: Vetëvrasje politike e kryeministrit


Propozimi i Albin Kurtit ndaj PDK për të votuar sonte ligjin për Dhomat e Specializuara si dhe Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president, zbulon një mangësi të Kosovës, thotë ish-ambasadori Roland Bimo. Sipas analizës së tij në “Repolitix” në Report Tv, Kosova nuk mundet të bëjë kompromis për të menaxhuar situatat e vështira. “Është tipike e gjithë politikës shqiptare që fituesi i merr të

Propozimi i Albin Kurtit ndaj PDK për të votuar sonte ligjin për Dhomat e Specializuara si dhe Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president, zbulon një mangësi të Kosovës, thotë ish-ambasadori Roland Bimo. Sipas analizës së tij në “Repolitix” në Report Tv, Kosova nuk mundet të bëjë kompromis për të menaxhuar situatat e vështira. “Është tipike e gjithë politikës shqiptare që fituesi i merr të gjitha. Kërkon t’i ketë të gjitha pushtetet në dorë. nga ana tjetër, është tendenca për të kontrolluar pushtetin në mënyrë absolute. Problemi që ka Kosova, mungon aftësia për të bërë kompromis. Jo vetëm çështje politike, por edhe kulturore që shqiptarët kudo që jetojnë, janë të paaftë të ndërtojnë një bashkësi moderne dhe për të kuptuar palën tjetër që të arrijnë në kompromis. Nuk besoj që të ketë armik të popullit, thjesht mungesë aftësie politike për të menaxhuar një situatë të vështirë”, thotë ish-ambasadori. LEXO edhe...LIVE TV - Merr fund kriza politike në Kosovë, Justina Pula zgjidhet Presidente me 81 vota! Kuvendi miraton edhe ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, komenton edhe vizitën e Ursula von der Leyen në Kosovë dhe lehtësinë me të cilën kaloi. Sipas saj, mesazhi për Kosovën ishte të pranojë vendimin e Gjykatës Speciale për 4 ish-krerët e UÇK-së. Sa për krizën për presidentin dhe ofertën e Kurtit, e sheh si një vetëvrasje politike dhe shfaqje të një interesi që nuk ecën paralelisht me atë të Kosovës. “Është një mesazh tepër negativ për sipërmarrjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Kosova gjendet në një situatë ku pazari politik individual i Kurtit po mban peng axhendën politike të Kosovës. Ky kumar që Kurti hedh në tavolinë, e lexoj si vetëvrasje politike për Kurtin. Përgëzoj PDK dhe këdo forcë tjetër politike që nuk bëhet pjesë e pazarit të pistë për të lënë peng shtetin e Kosovës. Në këtë moment lexoj një vullnet politik që Kurti nuk ka dashur t’ia japë Kosovës, nderit të luftës të UÇK-së për pavarësinë e Kosovës. Këto 3 zgjedhje, qoftë paaftësia për të konstituuar qeverinë apo për të paguar shteti apo qytetarët presidentin që do Kurti, tregon se interesi i tij nuk është i Kosovës”, shprehet Sotiri. Ndërsa për analistin Indrit Vokshi, elita politike e Kosovës i ka dorëzuar ish-krerët e UÇK-së për të sunduar vetë. “Kjo është masakër. Është i pari që kërkon t’i marrë të gjitha dhe gjithçka. Kjo situatë mund të ishte zgjidhur nëse do të kishim politikanë të konsensusit që në mendjen e tyre Kosovën e shohin si fushë konsensusi. Janë politikanë të paaftë ose të kapur dhe shumë të shitur. S’ka asnjë kuptim të mos mundet Kosova të zgjedhë një president kur më parë e ka zgjedhur. Ky është demaskim edhe i personit kryesor aty. U thotë që unë e tregoj çështjen e UÇK-së. Ai duhet ta kishte interes të vetin të brendshëm. Kjo elitë politike e Kosovës i ka dorëzuar ata që janë në Hagë sepse kanë bërë një marrëveshje politike për të sunduar vetë”, tha Vokshi. Ora 22:51 Kurti propozon Justina Pulën për presidente, Bimo: Dita e sotme do të rëndojë në Kosovë! Eksperti Aliaj: Të shkohet drejt zgjedhjeve Justina Pula është propozimi i fundit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për çështjen e presidentin. Por, që të hyjë si kandidate, duhet të jetë PDK ajo që do ta bindë. Për ish-ambasadorin Roland Bimo, i ftuar këtë të martë në “Repolitix” në Report Tv, emri i saj që vjen pas atij të Bekim Sejdiut, Glauk Konjufcës e Feride Rushitit, duket si një karusel.Ambasadori thotë se dita e sotme do të jetë peshë e madhe për Kosovën në të ardhmen dhe s’duhet të ishin ngatërruar parimet me pazaret politike.Roland Bimo: Dita e sotme duket si karusel me këto propozime e kundër propozime.Milaim Zeka: Fiks karusel është!Roland Bimo: Kam përshtypjen që kryeministri Kurti në qeverisjen e tij i duhen njohur disa merita esenciale për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës. Por, sëmundja e të vepruarit vetëm, si edhe në Shqipëri, është e theksuar. Nuk dimë të marrim vendime si institucione. Dita e sotme do të rëndojë shumë në Kosovë për paaftësinë që kanë treguar për t’u përballur me këtë situatë. Çështja e gjykatave, e dënimit, është shumë sublike, del përtej çdo përfshirjeje të saj në kompromise të qeverisjes. Kush mendon më gjatë për fatin e ardhshëm të Kosovës i jep një faturë të rëndë të gjithëve atyre që janë përfshirë. Ka diçka shumë parimore e të shenjtë dhe pazare politike. Këto gjëra në Kosovë s’duhet të ishin ngatërruar.Ekspertja Juxhina Sotiri e sheh si përpëlitje të Kurtit në këto çaste të fundit.“Janë orët e fundit të pashpresa të Kurtit. Ka një model, i lihet topi gjithnjë kundërshtarit”, thotë Sotiri.Ndërsa eksperti Aliaj e lexon si një mundësi për partitë që të ushtrojnë presion për të shkuar drejt zgjedhjeve.“Po bën budallallëk pas budallallëku. Me këtë ofertë, për çfarë serioziteti flasim? Bën një propozim dhe thotë për ta bindur zonjën, duhet të flasë ky tjetri. Fundi i budallallëkut. Ai duhet të dalë dhe të thotë shihemi në zgjedhjet e ardhshme dhe motorët e PDK dhe partive të tjera duhet të shkojnë aty që të kenë mundësi të propozojnë kryeministrin”, thotë Aliaj. Share P.J/ReportTv.al PDK Albin Kurti kriza politike ne kosove Indrit Vokshi juxhina sotiri Roland Bimo repolitix Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.1% Nuk e di 6.8% Vota total: 3486 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?