Lajme Zone
Merr fund kriza, Justina Shiroka-Pula presidentja e re e Kosovës!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Merr fund kriza, Justina Shiroka-Pula presidentja e re e Kosovës!

Zgjedhja e Shiroka-Pulës erdhi pas zhvillimeve intensive politike dhe një propozimi të ri të kryeministrit Albin Kurti, i cili hodhi emrin e akademikes si kandidate për postin e kreut të shtetit.

Justina Shiroka-Pula Marrëveshja mes forcave politike zhbllokon ngërçin për kreun e shtetit; akademikja e propozuar nga Albin Kurti merr drejtimin e Presidencës Merr fund kriza politike në Kosovë. Pas një periudhe ngërçi dhe negociatash mes forcave politike, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e vendit, duke hapur rrugën për zhbllokimin e situatës institucionale.

Zgjedhja e Shiroka-Pulës erdhi pas zhvillimeve intensive politike dhe një propozimi të ri të kryeministrit Albin Kurti, i cili hodhi emrin e akademikes si kandidate për postin e kreut të shtetit.

Propozimi mori mbështetjen e nevojshme politike pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bëri të ditur se PDK-ja e pranonte Shiroka-Pulën si kandidate, ndërsa kjo forcë politike paraqiti Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

Marrëveshja u arrit pas një oferte të re të Kurtit, sipas së cilës Kuvendi do të trajtonte fillimisht ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas do t'i hapej rruga procesit për zgjedhjen e presidentit.

Para votimit për kreun e ri të shtetit, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Projektligji mori mbështetjen e LVV-së, PDK-së dhe Aleancës, ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim. Kurti del me emër të ri për presidentin, propozon akademiken Justina Pula 6 Tetor, 22:18 Pas këtij zhvillimi, vëmendja u zhvendos te zgjedhja e presidentit dhe kandidatura e Justina Shiroka-Pulës, e cila ishte kthyer në pikën kryesore të kompromisit politik.

Shiroka-Pula nuk është një emër i panjohur në jetën publike të Kosovës. Ajo ka një karrierë të gjatë akademike, por në të kaluarën ka mbajtur edhe poste politike dhe institucionale.

E lindur në vitin 1953 në Prishtinë, ajo përfi studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë në vitin 1976. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i kreu në Zagreb, ndërsa doktoraturën në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Karrierën profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës, përpara se t'i bashkohej Fakultetit Ekonomik, ku zhvilloi për dekada aktivitetin e saj akademik. Gjatë karrierës është marrë me ekonomi, menaxhim, kërkime operacionale dhe aplikimin e metodave matematikore e statistikore në ekonomi dhe biznes.

Shiroka-Pula ka pasur gjithashtu një karrierë aktive në politikë. Ajo ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës në periudhën 2008-2011 dhe më pas si deputete e PDK nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Në vitin 2016 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për t'u bërë më pas anëtare e rregullt dhe për të marrë poste drejtuese brenda institucionit.

Në dhjetor të vitit 2025, Justina Shiroka-Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke u bërë gruaja e parë që mori drejtimin e këtij institucioni.

Emri i saj për Presidencën doli në fazën vendimtare të negociatave politike, pasi më herët ishin diskutuar edhe kandidatura të tjera. Propozimi i Kurtit dhe pranimi i kandidaturës nga PDK-ja krijuan kushtet për zhvillimin e procesit parlamentar dhe kapërcimin e ngërçit për kreun e shtetit.

Me zgjedhjen në krye të shtetit, Justina Shiroka-Pula kalon nga drejtimi i institucionit më të lartë akademik të Kosovës në Presidencë, ndërsa marrëveshja që mundësoi votimin i jep fund ngërçit që kishte mbajtur të bllokuar procesin për zgjedhjen e presidentit.justina shiroka-pula kosova president Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Arrihet dakordësia, votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara 6 Tetor 2026, 23:5223:52Kosova Kriza në Kosovë drejt fundit, Hamza pranon propozimin e Kurtit 6 Tetor 2026, 23:2823:28Kosova Kurti del me emër të ri për presidentin, propozon akademiken Justina Pula 6 Tetor 2026, 22:1722:17Kosova Protesta për Specialen vijon, qytetarët nuk tërhiqen: Në shesh derisa të miratohet ligji! 6 Tetor 2026, 22:0522:05Kosova Sërish protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë miratimin e Ligjit për Specialen 6 Tetor 2026, 21:2321:23Kosova Kosova drejt zgjedhjeve, dështon tentativa e fundit Kurti-Hamza për presidentin 6 Tetor 2026, 20:5420:54Kosova