Lajme Zone
OBSH ngre alarmin: Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz në 25 vite
BotëSyri

OBSH ngre alarmin: Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz në 25 vite

Rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe barnave të tjera rrezikon t'i kthejë ndërhyrjet e zakonshme kirurgjikale dhe lindjet në situata kërcënuese për jetën, si dhe të vërë në rrezik të ardhmen e mjekësisë moderne, paralajmëroi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe barnave të tjera rrezikon t'i kthejë ndërhyrjet e zakonshme kirurgjikale dhe lindjet në situata kërcënuese për jetën, si dhe të vërë në rrezik të ardhmen e mjekësisë moderne, paralajmëroi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). “Rezistenca ndaj antibiotikëve por në një kuptim më të gjerë po flasim për rezistencën antimikrobike, ose AMR është e përhapur dhe kërcënon të ardhmen e mjekësisë moderne”, tha specialisti i OBSH-së, Jean Pierre Nyemazi.Lexo edhe:Dremitja që mund t’ju rrezikojë jetën: Studimi 19-vjeçar zbulon çfarë ndodh kur flini gjatë ditës Edhe pacientët me kancer dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike përballen me rreziqe më të mëdha nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret, viruset ose kërpudhat, të cilat nuk reagojnë më ndaj trajtimeve të disponueshme. OBSH-ja po u bën thirrje vendeve të shtojnë përpjekjet për të luftuar rezistencën antimikrobike gjatë javës së ndërgjegjësimit, e cila zhvillohet nga 18 deri më 24 nëntor. Rezistenca mund të shkaktojë 39 milionë vdekje Më shumë se 1 milion njerëz vlerësohet të kenë humbur jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e rezistencës antimikrobike në vitin 2021, tha Nyemazi. Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, modelet parashikuese sugjerojnë se kjo rezistencë mund të shkaktojë 39 milionë vdekje në mbarë botën gjatë 25 viteve të ardhshme, tha ai. Numri i baktereve rezistente ndaj barnave që përdoren zakonisht po rritet, ndërsa po zhvillohen shumë pak antibiotikë të rinj. “Parandalimi i infeksioneve është një nga mënyrat më efektive për të ulur nevojën për përdorimin e antibiotikëve”, tha specialistja e OBSH-së, Pravarsha Prakash. Megjithatë, vetëm pak më shumë se një e treta e vendeve i kanë zbatuar plotësisht në nivel kombëtar udhëzimet e OBSH-së për parandalimin e infeksioneve. Sipas OBSH-së, shumë vende janë ende larg përmbushjes së objektivave të përcaktuara nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë në vitin 2024, të cilat duhet të arrihen deri në vitin 2030. Këto objektiva përfshijnë parandalimin e infeksioneve, përdorimin e barnave në spitale, kapacitetet për kryerjen e analizave dhe monitorimin e rezistencës./DPA News