Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në ditën e 64-të radhazi të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Tubimi ka nisur me grumbullimin e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas me dhjetëra qytetarë kanë nisur marshimin masiv drejt godinës së Kryeministrisë. Me thirrje të fuqishme dhe pankarta në duar, protestuesit i janë drejtuar selisë së ekzekutivit duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Gjatë përshkrimit të bulevardit kryesor drejt godinës së qeverisë, në kor dëgjoheshin thirrjet e panumërta të qytetarëve: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!” Sipas vetë protestuesve, qëndresa në shesh do të vijojë pa u ndalur deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre dhe dorëheqjen e plotë të kabinetit qeveritar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
