Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘O Sokol, hipi makinës dhe ik’- Zjarri në Tiranë i rrezikon jetën zjarrfikësit, momenti kur kolegu e paralajmëron për afrimin e flakëve (VIDEO)


Zjarri, duke u favorizuar nga era e fortë, ka vënë në vështirësi forcat zjarrfikëse që ndodheshin në zonë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe jetët e zjarrfikësve që po përballen me flakët. Nga pamjet e siguruara shumë pranë zjarrit nga Report Tv, duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe ndryshojnë drejtimin, duke u favorizuar nga era e fortë. Kjo ka bërë që të rrezikohej jeta e një zjarrfikësi, që po punonte aty për shuarjen e flakëve. Në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit. LEXO EDHE:Era e fortë favorizon zjarret në Krujë, tre vatra aktive! Ndërhyrje me mjete dhe njerëz nga toka (VIDEO) “O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij, duke e paralajmëruar për rrezikun, pasi zjarri zgjeroi perimetër për shkak të erës së fortë. Ndërkohë në ‘luftën’ me flakët, veç forcave zjarrfikëse dhe autobotëve, janë angazhuar edhe dy helikopter, një Coguar dhe Black Hawk, të cilët po punojnë nga ajri për shuarjen e zjarrit. Lajmi kryesor: Zjarr i përmasave të mëdha pranë Lundrës në Tiranë, 2 helikopterë në 'luftë' me flakët! Era e fortë vështirëson punën e zjarrfikësve në terren (VIDEO) R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Tirane zjarret 2026 zjarr Daias Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43% Jo 49.9% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3619 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?