Lajme Zone
Nxitoi të çonte vajzën në spital, shoferi humb kontrollin dhe përmbyset me makinë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nxitoi të çonte vajzën në spital, shoferi humb kontrollin dhe përmbyset me makinë

Një drejtues automjeti, teksa po nxitonte të çonte vajzën drejt spitalit, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përmbysur në mes të rrugës në Durrës. Aksidenti ndodhi në rrugën “Hysen Kërtusha”, pranë stadiumit, ku një fuoristradë përfundoi e përmbysur pas një manovre të gabuar.

Një drejtues automjeti, teksa po nxitonte të çonte vajzën drejt spitalit, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përmbysur në mes të rrugës në Durrës. Aksidenti ndodhi në rrugën “Hysen Kërtusha”, pranë stadiumit, ku një fuoristradë përfi e përmbysur pas një manovre të gabuar.

Në automjet ndodheshin drejtuesi, një grua dhe një fëmijë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa tre personat fatmirësisht kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta. Ata u transportuan më pas drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.

Por përveç aksidentit, shqetësim ka shkaktuar edhe koha e mbërritjes së ambulancës. Sipas dëshmive paraprake, ambulanca ka mbërritur rreth 20 minuta pas njoftimit, edhe pse vendi i ngjarjes ndodhej pranë spitalit. Ky është aksidenti i dytë brenda 24 orëve në Durrës ku një automjet përfn i përmbysur.