Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, 20-vjeçari bën ‘kërdinë’ në 8 biznese (VIDEO)


Duke përdorur sende të ndryshme, i riu hap me forcë dyert e bizneseve dhe shkon tek arka për të marrë para e produkte.

8 vjedhje brenda një jave në Tiranë kanë si autor një 20-vjeçar. Në kamerat e sigurisë duket sesi duke përdorur sende të ndryshme, i riu hap me forcë dyert e bizneseve dhe shkon tek arka për të marrë para e produkte. Këto vjedhje janë kryer në datat 5-13 gusht. 20-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie kur vijoi me grabitjet. LEXO edhe...Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Njoftimi Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për vjedhje, për të kryer vjedhje në 8 subjekte, gjatë 1 jave, kapet 20-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në subjektet që kishin në pronësi/administrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të tjera në territoret e të cilave ishin kryer vjedhje, finalizuan operacionin e koduar “Multiple”, gjatë të cilit u zbardhën 8 raste në këtë fushë dhe u kap autori i dyshuar i tyre, shtetasi O. H., 20 vjeç. Nga këto veprime dyshohet se 20-vjeçari, gjatë periudhës 05.08.2026–13.08.2026, ka vjedhur para dhe produkte, në 8 subjekte. Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale. Hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/E.H/ReportTv.al Tirane vjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.6% Jo 52.3% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 5016 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?