Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë Alfred Hoxhën, i cili ishte kapur nga forcat “Shqiponja”, pasi një ditë më parë nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës, ku vuante dënimin, pas përfundimit të lejes 5-ditore. Hoxha ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes, nga të cilat kishte vuajtur 3 vite dhe i mbetej edhe një vit për të shlyer. LEXO edhe...Policia largon protestuesit nga Bulevardi, hidhet spray lotsjellës ndaj tyre (VIDEO) Mësohet se ai vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës së bashku me vëllanë e tij, F. Hoxha, 42 vjeç, i dyshuar gjithashtu për përfshirje në vjedhjen e një banese. Sipas dyshimeve, në këtë ngjarje kanë bashkëpunuar edhe me motrën e tyre, E.K., 33 vjeçe, e cila punonte si sanitare në banesën e grabitur. Dyshohet se motra u kishte siguruar dy vëllezërve një kopje të çelësit të banesës, duke u mundësuar vjedhjen e bizhuterive dhe shumave të parave. Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar një varëse dhe një unazë floriri, shuma parash, si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes. A.C/P.J/ReportTv.al burgu i rrogozhines forcat shqiponja Tirane Rrogozhine alfred hoxha Komento Komente jon: 19/11/2026 22:04 A i ipet leje hajdutëve ordinerë o idjotë të komandës së burgjeve... Përgjigju Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.8% Jo 29.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 1658 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
