Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”/ Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë


Protestuesit kanë vijuar marshimin, këtë herë drejt Drejtorisë së Policisë.

Protestuesit kanë vijuar marshimin, këtë herë drejt Drejtorisë së Policisë. Me anë të megafonit, është bërë thirrje që protestuesit të shkojnë tek sheshi Nënë Tereza dhe më pas tek Drejtoria e Policisë. Pikërisht në këtë vend, ka nisur protesta, që sot ndodhet në ditën e 100-të. Gjatë marshimit vazhdojnë thirrjet “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Nuk shitet Shqipëria”. Bulevardi është mbushur plot me njerëz, që thërrasin në korr “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Poshtë oligarkia” etj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia protesta thirrjet