Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të një përroi në fshatin Katjel, Bashkia Përrenjas.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen sasi të mëdha mbeturinash, qese plastike dhe mbetje të ndryshme të grumbulluara përgjatë përroit dhe në ambientin përreth.
Sipas qytetarit, ndotja ka sjellë edhe erë të rëndë në lagje, duke shqetësuar banorët.
“Përshëndetje JOQ! Shikoni pak, ju lutem, me Bashkinë e Prrenjasit në fshatin Katjel, çfarë pisllëqesh ka. Vjen erë shumë e keqe nëpër lagje. Ju lutem, postojeni videon!”
Pamjet tregojnë përhapjen e mbetjeve edhe pranë një ure dhe në pjesë të tjera të përroit.
JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet, ndërsa kërkon verifikimin dhe ndërhyrjen e Bashkisë Përrenjas për pastrimin e zonës. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

