Lajme Zone
“Nuk ka shans të shqiptoj mesazhet që më janë vënë në gojë”/ Toni Gogu pranon takimin me Veliajn në burgun e Fierit: E kam mik që herët! Shkova t’i dëgjoj shqetësimet
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk ka shans të shqiptoj mesazhet që më janë vënë në gojë”/ Toni Gogu pranon takimin me Veliajn në burgun e Fierit: E kam mik që herët! Shkova t’i dëgjoj shqetësimet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, si dhe pretendimeve se gjatë këtij takimi i kishte përcjellë një mesazh kërcënues në emër të kryeministrit Edi Rama.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, si dhe pretendimeve se gjatë këtij takimi i kishte përcjellë një mesazh kërcënues në emër të kryeministrit Edi Rama. Gogu konfirmon se është takuar me Veliajn të premten, por mohon kategorikisht pretendimet se i ka përcjellë ndonjë mesazh politik apo kërcënim nga ana e kryeministrit. Ministri shpjegon se vizita është kryer në kuadër të përgjegjësive të tij institucionale, me qëllim njohjen nga afër me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të bëra publike nga avokati i tij. Ai thekson se me kryebashkiakun e Tiranës e lidh një miqësi e hershme, ndërsa shprehet i befasuar nga ato që i cilëson të pavërteta të publikuara në media. Gogu shton se rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme, duke mohuar se mund të ketë shqiptuar mesazhet që i janë atribuar.

Reagimi i plotë i ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu:

“Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.

Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.

Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.

Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.

Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj ‘mesazhet’ që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.

Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb