Lajme Zone
Nuk ka pajtim për nënkryetarët, seanca vazhdon të premten
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk ka pajtim për nënkryetarët, seanca vazhdon të premten

Kryetare e Kuvendit të Kosovës u zgjodh sot Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetare e Kuvendit të Kosovës u zgjodh sot Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo u zgjodh me 62 vota për, 16 vota kundër dhe 13 abstenuan.Por, seanca konstituive u ndërpre në pikën tjetër të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së nënkryetarëve. Mënyra e propozimit të nënkryetarit nga radhët e Listës serbe nga deputeti Igor Simiq u tha se është anti-kushtetuese. Pas pauzës njëorësh, Kuvendi prapë nuk arriti ujdinë për nënkryetarët. Haxhiu ndërpreu seancën pasi Igor Simiq nuk tërhoqi fjalimin që u tha se është antikushtetues. Ajo po ashtu tha se nuk ka pajtim as ndërmjet LVV-së, PDK-së e LDK-së për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.Seanca e radhës u caktua për të premten, më 11 shtator në ora 11:00. Postet:Mbylle09/09/2026 • 15:01Kurti për deklaratën e Simiqit: Mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit09/09/2026 • 15:01Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista Serbe09/09/2026 • 14:44“Loja e ndytë e VV-së” - reagojnë ashpër deputetët e LDK-së që ishin kundër marrëveshjes për presidentin09/09/2026 • 14:26Hamza pas dështimit të seancës: LVV dhe Lista Serbe po i bëjnë dëm Kosovës09/09/2026 • 14:25Ilir Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëse09/09/2026 • 14:16“Nuk do ta rishkruani historinë”, Musliu akuzon Kurtin për bashkëpunim me Listën Serbe09/09/2026 • 14:05Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet presidenti09/09/2026 • 13:46Gruda: PDK pro çdo forme të votimit për nënkryetarë, nuk mund të mos kemi Kuvend më 16 shtator09/09/2026 • 13:36Lushaku-Sadriu: Situatë e paprecedentë, LVV po harron se jemi jashtë afateve kushtetuese09/09/2026 • 13:27Nuk ka pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve, seanca vazhdon të premten09/09/2026 • 13:18Rifillon seanca konstituive09/09/2026 • 12:21Simiq propozoi nënkryetarin "në emër të popullit serb" - reagon Konushevci: Duhet të sanksionohet09/09/2026 • 11:52Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu: Nuk kishte pajtim për mënyrën e votimit, pauzë 30-minutëshe09/09/2026 • 11:36Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit09/09/2026 • 11:33LVV propozon për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun09/09/2026 • 11:31Nis seanca konstituive09/09/2026 • 11:12Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit09/09/2026 • 10:47Abdixhiku arrin në Kuvend, nuk deklarohet për media09/09/2026 • 10:40Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi Kushtetueses09/09/2026 • 10:35Aksion me vezë para Kuvendit, ish-ushtari i UÇK-së: Deputetët kanë ra "klluq"09/09/2026 • 10:13Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, Shala pritet të jetë propozimi i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit09/09/2026 • 09:52“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për Kushtetuese09/09/2026 • 09:42Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit09/09/2026 • 09:41Konstituimi i Kuvendit, PDK propozon Vlora Çitakun për nënkryetare09/09/2026 • 09:39LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit09/09/2026 • 07:39KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike09/09/2026 • 07:36Aleanca nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive09/09/2026 • 07:33Seanca konstitutive, Kurti: Do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit09/09/2026 • 07:26Deklarata e kryesuesit Dehari për seancën konstituive 30 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 09/09/2026 • 15:01Kurti për deklaratën e Simiqit: Mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko MlladiqitKryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të.Kurti tha se për përmbylljen me sukses të këtij procesi nevojitet dakordim mes subjekteve politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Duke komentuar deklaratën e përfaqësuesit të Listës Serbe gjatë seancës, Kurti tha se ajo ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me betimin që deputeti kishte bërë.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 15:01Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista SerbeKryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një skenar të parapërgatitur për zvarritjen e proceseve politike në vend.Gjini tha se Aleanca kishte paralajmëruar prej kohësh se Kuvendi nuk do të arrinte të konstituohej, ndërsa akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për koordinim me Listën Serbe.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:44“Loja e ndytë e VV-së” - reagojnë ashpër deputetët e LDK-së që ishin kundër marrëveshjes për presidentinDeputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishin kundërshtuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit kanë reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vazhdojë të premten.Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar LVV-në për zvarritje të procesit, duke thënë se kjo situatë ishte e pritshme. Reagim ka pasur edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se “dita e përgjegjësisë” do të vijë.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:26Hamza pas dështimit të seancës: LVV dhe Lista Serbe po i bëjnë dëm KosovësKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ka akuzuar subjektet politike për thellimin e vakuumit institucional, duke thënë se veprimet e tyre janë në dëm të shtetit dhe qytetarëve,Hamza tha se PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj politik dhe se ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe vendimi i Gjykatës Supreme.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:25Ilir Deda: Kosova po i afrohet shtetit të dështuar me shpejtësi marramendëseIsh-deputeti Ilir Deda ka reaguar për situatën politike në Kosovë, duke paralajmëruar për rrezikun e, siç e quan ai, dështimit politik dhe institucional të shtetit.Deda ka thënë se Kosova ende nuk është shndërruar në shtet të dështuar, por sipas tij, po i afrohet kësaj pike me shpejtësi.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:16“Nuk do ta rishkruani historinë”, Musliu akuzon Kurtin për bashkëpunim me Listën SerbeDeputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se është në koordinim me Listën Serbe për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.Përmes një postimi, Musliu ka thënë se Kurti dhe Lista Serbe nuk duan që Kosova të ketë Kuvend të konstituuar para kësaj date.“Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator”, ka shkruar Musliu.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 14:05Nagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet presidentiNagavci: Deklarata e Simiqit është e papranueshme, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet presidentiDeputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci ka deklaruar se situata e krijuar në seancën e Kuvendit lidhet me dy çështje kryesore: kushtetutshmërinë e një deklarate të bërë nga deputeti Slavko Simiq dhe mospajtueshmërinë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Nagavci tha se seanca ishte thirrur për të premten në orën 11:00 për trajtimin e këtyre dy çështjeve.Artikullin e plotë e keni këtu09/09/2026 • 13:46Gruda: PDK pro çdo forme të votimit për nënkryetarë, nuk mund të mos kemi Kuvend më 16 shtatorDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha sot pas përfundimit të punimeve të seancës konstituive se partia që ka fituar zgjedhjet ishte në Kuvend për një lojë politike të radhës. Gruda tha se PDK voton nënkryetarët e Kuvendit në çfarëdo forme, nëse LVV garanton konstituimin e Kuvendit, pasi sipas tij, vendi nuk mund të mos ketë Kuvend të konstituar para 16 shtatorit, ditës kur do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 13:36Lushaku-Sadriu: Situatë e paprecedentë, LVV po harron se jemi jashtë afateve kushtetueseShefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit për të premten.Ajo e ka cilësuar si “situatë të paprecedentë” mosvazhdimin e procedurës për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit, duke akuzuar grupin më të madh parlamentar për mungesë të mbështetjes ndaj propozimeve të partive të tjera.Lajmi i plotë KËTU09/09/2026 • 13:27Nuk ka pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve, seanca vazhdon të premtenPas një diskutimi mes kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiut dhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiqit që ky i fundit të tërheq fjalën, u mbyllën punimet e seancës së sotme.Haxhiu kërkoi që Simiq të tërheq fjalimin e tij antikushtetues, por ai një gjë të tillë nuk e bëri, duke thënë se është e drejtë e tij. Ajo tutje tha se nuk ka pajtim as ndërmjet LVV, PDK, e LDK për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Vazhdimi i seancës u thirr për të premten, më 11 shtator në ora 11:0009/09/2026 • 13:18Rifillon seanca konstituivePas pauzës rreth një orëshe ka rifilluar seanca konstituive.Tashmë pikë e rendit të ditës është zgjedhje e nënkryetarëve. 09/09/2026 • 12:21Simiq propozoi nënkryetarin "në emër të popullit serb" - reagon Konushevci: Duhet të sanksionohetDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka reaguar pas pauzës 30-minutëshe të seancës së Kuvendit, duke thënë se arsyeja lidhet me një propozim të deputetit serb, Igor Simiq.Sipas tij, Simiq ka propozuar nënkryetarin e Kuvendit në emër të komunitetit serb, veprim të cilin Konushevci e ka cilësuar si shkelje të qëllimshme.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 11:52Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu: Nuk kishte pajtim për mënyrën e votimit, pauzë 30-minutësheAlbulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të KosovësKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se subjektet politike nuk kanë arritur pajtim lidhur me mënyrën e votimit për nënkryetarët e Kuvendit.Haxhiu tha se janë paraqitur propozime që kandidatët të votohen në formë të paketës, ndërsa për këtë arsye u ka bërë thirrje grupeve parlamentare që të zhvillojnë konsultime të mëtejshme.“Nuk kishte pajtim ndërmjet subjekteve politike për formën e votimit. Ka propozime që të shkojnë në paketë të gjithë, prandaj i ftoj grupet parlamentare në zyrën time dhe shkojmë në pauzë për 30 minuta”, tha Haxhiu.Ajo kërkoi gjithashtu nga administrata e Kuvendit që të shqyrtojë formën e propozuar nga Lista Serbe, për të vlerësuar nëse ajo është në përputhje me Kushtetutën.“Prandaj kërkoj administratën e Kuvendit ta formësojë propozimin e Listës Serbe, nëse është në linjë me Kushtetutën. Nëse nuk është në linjë, shkojmë me Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi Haxhiu.09/09/2026 • 11:36Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e KuvenditAlbulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.Haxhiu mori 62 vota për dhe 16 vota kundër dhe 13 abstenuan. Në seancë të pranishëm në momentin e votimit ishin 102 deputetë, kurse 18 mungonin.09/09/2026 • 11:33LVV propozon për kryetare të Kuvendit, Albulena HaxhiunLëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun09/09/2026 • 11:31Nis seanca konstituiveNis seanca konstituive e Kuvendit – a do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët?Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm në seancë janë 103 deputetë, 17 mungojnë. Kryesuesi Avni Dehari tha se ka kuorum të mjaftueshëm që seanca të vazhdojë. 09/09/2026 • 11:12Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentitKryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja politike nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten edhe numrat e mjaftueshëm në Kuvend.Kurti këtë deklaratë e bëri të ditur para seancës konstituive ku tha se është duke shkuar te Grupi Parlamentar i subjektit të tij.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 10:47Abdixhiku arrin në Kuvend, nuk deklarohet për mediaKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës para fillimit të seancës. Ai nuk është deklaruar për media, ndërsa pritet që seanca e sotme të fokusohet në konstituimin e Kuvendit.09/09/2026 • 10:40Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi KushtetuesesDeputeti i PDK-së, Përparim Gruda, para fillimit të seancës së Kuvendit ka deklaruar se Kuvendi duhet të themelohet edhe nëse është tejkaluar afati kushtetues, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Gruda tha se shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa shprehu shpresën që seanca e sotme të mos përdoret si një tjetër lojë politike pa përfunduar me themelimin e Kuvendit.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 10:35Aksion me vezë para Kuvendit, ish-ushtari i UÇK-së: Deputetët kanë ra "klluq"Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke vendosur “klluq” deputetët.Pllashniku vendosi vezë në shkallët në hyrjen e Kuvendit dhe tha se aksioni është në shenjë falënderimi për qytetarët që, sipas tij, e kanë përkrahur vazhdimisht.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 10:13Ishte kundër marrëveshjes për presidentin, Shala pritet të jetë propozimi i LDK-së për nënkryetar të KuvenditLidhja Demokratike e Kosovës pritet ta propozojë deputetin Kujtim Shala për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.Telegrafi mëson nga burime brenda këtij subjekti politik se emri i Shalës po shqyrtohet si kandidaturë e LDK-së për këtë pozitë, megjithatë propozimi ende nuk është zyrtarizuar nga partia.Kandidatura e tij pritet të bëhet e ditur në seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:52“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për KushtetueseDeputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar para seancës së sotme të Kuvendit, duke thënë se sot do të shihet nëse do të ketë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese.Ramadani, përmes një postimi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke ngritur dyshime se zhvillimet e fundit mund të jenë pjesë e, siç e quajti ai, “lojës së Vetëvendosjes me shtetin”.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:42Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të KuvenditNënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.Ai ka treguar se kjo parti do të votojë kandidatin e VV-së për kryetar dhe kandidatët për nënkryetarë.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:41Konstituimi i Kuvendit, PDK propozon Vlora Çitakun për nënkryetareKuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me deputetët që pritet të mblidhen në orën 11:00 për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 09:39LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të KuvenditSot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.Siç ka mësuar Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.09/09/2026 • 07:39KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridikeInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor, por ka kërkuar qartësi juridike nga Gjykata Kushtetuese për pasojat e një veprimi të tillë.Sipas KDI-së, konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve dhe për tejkalimin e krizës institucionale, por tejkalimi i afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese ngre çështje serioze juridike.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 07:36Aleanca nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituiveFoto: ArkivAleanca ka vendosur që të mos marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet, sot më 9 shtator.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë.Lajmi i plotë KËTU:09/09/2026 • 07:33Seanca konstitutive, Kurti: Do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e PresidentitKryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit të Kosovës që është thirrur për të mërkurën e 9 shtatorit.I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendi, Kurti u përgjigj shkurt: "... e kanë thirr seancën e Kuvendit, do të jemi aty”.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:09/09/2026 • 07:26Deklarata e kryesuesit Dehari për seancën konstituiveFoto: ArkivKryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ditë më parë kur paralajmëroi vazhdimin e seancës për sot tha se edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, ka vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00.Dehari në një deklaratë theksoi se Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor.“Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t'i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar ai.