Lajme Zone
“Nuk ka gjyqtar dhe prokuror që të vlejë 10 mijë euro në muaj”/ Pagat, Minxhozi: Është krijuar një koorporatë
PolitikëABC News Albania

“Nuk ka gjyqtar dhe prokuror që të vlejë 10 mijë euro në muaj”/ Pagat, Minxhozi: Është krijuar një koorporatë

Analisti Skënder Minxhozi ka kritikuar ashpër ngërçin e krijuar për pagat e magjistratëve, duke e cilësuar atë si një përplasje mes pushteteve.

Analisti Skënder Minxhozi ka kritikuar ashpër ngërçin e krijuar për pagat e magjistratëve, duke e cilësuar atë si një përplasje mes pushteteve.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Minxhozi tha se kërkesat për paga të larta për gjyqtarët dhe prokurorët janë jashtë realitetit ekonomik të vendit.

Ai akuzoi gjithashtu sistemin e drejtësisë për arrogancë dhe tejkalim të kompetencave, ndërsa nënvizoi se Kuvendi nuk ka respektuar afatin për miratimin e pagave. Sipas tij, një vendim i tillë do të përballej me pakënaqësi të fortë nga qytetarët. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Është krejt banalizuese. Këtu është krijuar një koorporatë. Është një grumbull letrash që me emrin më të bukur mund ta quash një reformë, ne kemi një thelb një riciklim të klasës së vjetër të magjistratëve. Kanë ardhur dhe kanë sjellë të gjitha defektet e vjetra që përfaqësojnë. Kasta e re nuk njeh limit, sepse thotë që unë jam drejtësia e re, jemi më të mirët, na do ambasadori amerikan dhe ne mund të bëjmë çfarë të duam. Këtu ka një djegie afatesh të qartë nga Kuvendi, por nuk qëndron këtu problemi. Nuk ka gjyqtar dhe prokuror që të vlejë 10 mijë euro në muaj, kjo është e turpshme. Të ketë një magjistrat që merr 10 mijë euro pagë, ndërkohë pensionistët marrin 200 euro dhe poshtë. Kur ne kemi një standard jetese të kërcënuar skajshëm për shoqërinë e këtij vendi, dhe na del një lloj çibani financiar që sfidon prej disa herësh pagat e deputetëve, kryeministrit dhe presidentit. Është një problem që në gjenezë. Jemi sërish në atë pozicion jo vetëm force, por edhe arrogance të këtij pushteti të veçantë, që kërkon të caktojë vetë pagën e tij, ndërkohë që Parlamenti duhet të kishte respektuar datën e fundit të korrikut, por problemi është se nëse Kuvendi do e kishte miratuar dhe nuk do të kishte sot një konflikt, këto paga realisht astronomike për ekonominë shqiptare, çfarë do të mendonte qytetari i thjeshtë kur të shikonte lajmin se Kuvendi miratoi këtë listë pagash, që paguhen krejt jashtë logjikës që ofron ky vend”, tha Minxhozi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet pagat e gjyqtareveskender minxhozi