Lajme Zone
Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur
PolitikëPamfleti

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

Kryeministri do të jetë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, punimet e së cilës zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë Rama dhe jo Presidenti Bajram Begaj, ndërsa sipas axhendës paraprake, kreu i qeverisë pritet të mbajë fjalën më 25 shtator.

Rama në avion-Foto ilustruese Kryeministri do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në aktivitete me shqiptarët në SHBA. Deri tani nuk është njoftuar asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikanë, por vetëm me diasporën shqiptare... Pas Sali Berishës, radhën për të marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara e ka Edi Rama. Dy kundërshtarët politikë në Tiranë duket se bashkohen të paktën në një pikë: udhëtimet përtej Atlantikut kanë shumë diasporë në axhendë, por shumë më pak Uashington.

Kryeministri do të jetë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, punimet e së cilës zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë Rama dhe jo Presidenti Bajram Begaj, ndërsa sipas axhendës paraprake, kreu i qeverisë pritet të mbajë fjalën më 25 shtator.

Pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme, megjithatë, është pjesë e kalendarit rutinë diplomatik të shtetit shqiptar dhe jo një vizitë dypalëshe në SHBA. Ashtu si gjithë liderët e tjerë, edhe Rama do të shkrepë një foto me presidenin Trump, por kaq. Një foto rutinë.

Ndërkohë nuk rezulton të jetë njoftuar ndonjë takim i Ramës me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Trump bën dy vite në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe Rama deri më sot nuk ka zhvilluar asnjë vizitë zyrtare në SHBA që të pritet nga administrata vendase. Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po 'ushqen' rrjetet e trafikut të drogës!

15 Shtator, 20:00 Këtu udhëtimi i Ramës ngjan jo pak me atë të Berishës. Kreu i PD-së udhëtoi së fundmi drejt SHBA-së, por aktivitetet e tij u përqendruan kryesisht te takimet me komunitetin shqiptar. Tani edhe Rama do të bëjë mijëra kilometra për të takuar shqiptarët në Amerikë, pasi nuk e pret askush nga adminsitrata e Trump.

Sipas njoftimeve të deritanishme, më 20 shtator Rama pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët në Miçigan. Ish-ministri Dritan Demiraj ka bërë ndërkohë thirrje për protestë kundër kryeministrit gjatë këtij aktiviteti.

Një tjetër ndalesë është parashikuar më 24 shtator në Nju Jork. Rama ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Galanë e Komunitetit Shqiptar, të organizuar nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Në të njëjtin aktivitet janë ftuar edhe Sali Berisha dhe drejtues të tjerë politikë nga Ballkani Perëndimor.

Por pikërisht këtu shfaqet edhe detaji më interesant politik i axhendës. Në mbrëmjen ku Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen, organizatorët kanë parashikuar të nderojnë Donald Trump me titullin “Knight of the Order of Scanderbeg”.

Në mungesë, të takimeve, duket se Rama këkron ‘ta bëjë për’ vete presidentin amerikan me dekorime të kësaj natyre, sigurisht dekorime nga larg pasi Trump nuk pritet të marrë pjesë në një aktivitet të tillë. /Pamfletirama shba trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po 'ushqen' rrjetet e trafikut të drogës! 15 Shtator 2026, 20:0020:00Politike Seanca e 17 shtatorit, 5 ministra japin llogari në Kuvend; vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve 15 Shtator 2026, 19:0519:05Politike Rama sfidon gjyqtarët dhe prokurorët me pagat, Kuvendi voton më 17 shtator formulën e PS-së 15 Shtator 2026, 17:0517:05Politike Shqipëria në Kongresin amerikan, DASH ngre alarmin për narkotrafikun: Grupet kriminale kanë lidhje me kartelet 15 Shtator 2026, 16:4416:44Politike “Heqja e non gratës për Dodik skandal”/ Akuza të forta nga Kongresi: Njerëzit e Trump po bëjnë miliarda në Ballkan 15 Shtator 2026, 16:2216:22Politike SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”! 15 Shtator 2026, 15:4815:48Politike