Këngëtari i njohur korçar, Endri Prifti ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se katër muajsh në Tiranë.
Prifti në videon e postuar, i bën thirrje, kryeministrit Edi Rama të mendojë seriozisht për kërkesat e protestuesve që sipas këngëtarit me të drejtë janë ngritur në protestë dhe kanë mbushur sheshin.
Ai shprehet se është pamundësia ekonomike që i ka bërë qytetarët dhe kryesisht të rinjtë të revoltohen dhe të protestojnë çdo ditë. Prifti ka treguar dhe vetë rastet e tij personale ku ka ndjerë pasoja e kësaj qeverisjeje. “Po them dhe unë dy fjalë si një qytetar i Republikës të Shqipërisë, për këtë kaos që ka mbuluar gjithë vendin këto katër muaj. Populli dhe studentët kanë shumë të drejtë për këtë revoltë që po bëjnë. Të them unë një shembull ty zoti Rama. Merre lapsin dhe konsideroje djalin tënd, vëre sikur është student, njëlloj si këta që po revoltojnë. Nuk ju del. Nuk kanë të ardhme në këtë vend. Bjeri lapsin si do ta ndërtojnë jetën e tyre. Nuk munden, nuk ju del, nuk ngrihen kot ata, nuk janë të paguar, janë si bandat që nxjerr ti që janë e jashtëzakonshme, që vënë kapuçët dhe dhunojnë të rinjtë dhe i futin, i rrëmbejnë dhe i rrahin.
Është e padrejtë. Nuk është ngitur kot populli. Nuk ju del, merr lapsin dhe bëj hesapet, si mund të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend. Dhe ikin se s'kanë zgjidhje, prandaj janë ngritur. Konkretisht, djali im para një muaji më iku. "Ba, nuk jetoj dot, do iki tha. Nuk jetoj dot në këtë vend. Nuk kam të ardhme", më tha. Me punë, me të gjitha, t'i kemi bërë llogaritë një me një, siç po të them unë t'ia bësh ti djalit tënd si student. Ka katër muaj që i shkatërrove dhe i mbarove bizneset, katër muaj njerëzit në protestë. Ne kemi një restorant të vogël, ta them edhe emrin “Në shtëpinë tonë”. Duan rrogat njerëzit, duhet të punojnë, nuk ka populli më jetë mo, nuk kanë të ardhura. Duhet të ngresh rrogat. S'flas as për opozitë. Të gjithëve, duhet t'jau ngresh rrogat, ta bësh rrogën minimale 800 mijë lekë, që të kenë të ardhme. Të gjithë njerëzit duhet t'u ngrihen rrogat që të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre këtu.
Nuk janë të gjithë si ato që mendon ti që të shiten e të bëhen, që të jetojnë. Jo, ka popull të ndërgjegjshëm, janë të ndërgjegjshëm njerëzit. E kam nxjerrë dhe në Stop, isha dy javë në Amerikë, kthehem në shtëpi time, bëra të hap derën më kishin shitur shtëpinë. Edhe gjyqe, e nxora dhe në Apel, ti e shkrin Apelin e Korçës i mblodhe të tërë në Tiranë. Kam 5 vite që pres drejtësi, e kam lënë vetë se po të shkoj vetë aty, jua nxjerr dhëmbët. Kam 5 vite pres drejtësi! Firmën time, për 12 vite, të paguara kredinë në bankë, thotë nuk janë paratë e tua. Është e paimagjinueshme mo kjo që ndodh në ky vend. Ti e ke shtetin të korruptuar. Të gjithë zinxhirin tënd janë të blerë, janë të manipuluar, janë të korruptuar. E kupton? Tani lërja dikujt tjetër. Ti nuk mund ta bësh këtë popull të lumtur. Mbaroi, plani yt dështoi. Dështoi! Nuk ju duhen popullit kullat që ndërton ti. Të bukura, okej, po ato i ke ndërtuar për të sjellë çifutët këtu. Populli do zgjidhje, të jetojë, të gëzojë, të jetë i lumtur me familjen, të ndërtojë familjen. Hape krahun o vëlla! Nuk i jep dot zgjidhje. Mbaroi, dështove. Nuk ngrihet kot populli në protestë. Rinia nuk ka të ardhme. Pa parti, me dinjitet, mendoji gjërat, vëri gishtin kokës dhe analizoje veten, nuk janë kot që po ngrihet populli. Janë revoltuar, nuk kanë të ardhme. Thirri mendjes”, tha Prifti. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

