Lajme Zone
“Nuk e diskutojmë standardin që kemi fituar”/ Engert Pëllumbi kundërshton projektligjin e PS për pagat e magjistratëve: Është një tallje me vendimin e Kushtetueses
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk e diskutojmë standardin që kemi fituar”/ Engert Pëllumbi kundërshton projektligjin e PS për pagat e magjistratëve: Është një tallje me vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi, ka kundërshtuar projektligjin e Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve.

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi, ka kundërshtuar projektligjin e Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet projektligji që synon t’i japë zgjidhje ngërçit të krijuar lidhur me pagat e magjistratëve, Pëllumbi deklaroi se formula e propozuar nga mazhoranca nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nr. 15/2026, është i qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime sa i përket standardit të pagave të magjistratëve. “Gjykata Kushtetuese, si kurrë më parë, ka folur qartë, prerë e saktë dhe nuk ka lënë vend për interpretim. Projekti konkret jo vetëm që nuk e respekton vendimin 15/2026 të GJK-së, por do ta konsideroja si një tallje me këtë vendim dhe me të drejtën e magjistratëve për të marrë një pagë dinjitoze, sikurse standardet e Kushtetutës, neni 138, e përcaktojnë”, u shpreh Pëllumbi. Gjyqtari theksoi se formula e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese tashmë përbën një standard të fituar nga magjistratët dhe, sipas tij, nuk mund të jetë objekt negocimi. “Kështu që formula e sjellë në këtë projekt është shumë larg asaj formule që ka hyrë në fuqi. Ajo që na mbetet të diskutojmë është se si të shkojmë te kjo formulë. Nuk mund të diskutojmë standardin që tashmë ne e konsiderojmë se e kemi fituar”, deklaroi ai.

Projektligji është pjesë e përpjekjeve për zgjidhjen e situatës së krijuar rreth pagave të magjistratëve, ndërsa kundërshtimi i Pëllumbit e rikthen në fokus përplasjen mes qëndrimit të gjyqtarëve dhe formulës së propozuar nga mazhoranca. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb