Lajme Zone
Nuk duan t’ia dinë më: Çim Fusha fiton tender tjetër 900 MLN lekë
EkonomiJOQ Albania

Nuk duan t’ia dinë më: Çim Fusha fiton tender tjetër 900 MLN lekë

Një tjetër tender me dyshime të forta për abuzim dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë (Operatori i Systemit të Shpërndarjes).

Një tjetër tender me dyshime të forta për abuzim dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë (Operatori i Systemit të Shpërndarjes).

Sipas dokumenteve zyrtare të Prokurimit Publik, bëhet fjalë për procedurën e hapur me numër reference REF-95354-08-04-2026 dhe me objekt "Zhvillimi i 2 fiderave të rinj T15 dhe T20 nga N/Stacioni Kombinat 110/20 kV për uljen e ngarkesave të fiderave T14 me 335 dhe T13 me F13".

Fondi limit i caktuar për këtë punim publik ishte 76,052,416.75 lekë të reja pa TVSH ose gati 912 milionë lekë të vjetra me TVSH. Oferta më e ulët skualifikohet, fiton "FUSHA" sh.p.k. me çmim më të lartë

Në këtë garë kanë marrë pjesë disa operatorë ekonomikë: Shoqëria “S I R E T A 2F” sh.p.k. ka paraqitur ofertën më të ulët financiare prej 58,159,063.5 lekë të reja pa TVSH. Shoqëria “FUSHA” sh.p.k. me administrator dhe pronar 100% Shkëlqim Fusha, ka ofertuar 70,718,694.05 lekë të reja pa TVSH. Shoqëria “Caushi M” sh.p.k. ka ofertuar 71,589,119 lekë të reja pa TVSH. Vetiu lind pyetja: Përse nuk është shpallur fituese oferta më ekonomike prej 58.1 milionë lekësh të reja? Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka preferuar t'i japë tenderin kompanisë "FUSHA" sh.p.k. me një vlerë prej 70,718,694.05 lekë të reja, duke shpërfillur diferencën prej mbi 12.5 milionë lekësh të reja, ose rreth 150 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH, që mund t'i kursenin buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Pse ngrihen dyshime për abuzim? Skualifikim i ofertës më të lirë: Kompania "S I R E T A 2F" sh.p.k. kishte ofertuar rreth 150 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi, por gara është mbyllur në dobi të "FUSHA" sh.p.k. Kapja e fondit limit në nivelin maksimal: Oferta e shpallur fituese prej 70.7 milionë lekësh të reja është shumë afër fondit limit prej 76 milionë lekësh të reja, një skemë e njohur kjo në tenderët publikë ku diferencat minimale shërbejnë për të përfituar fondin maksimal të mundshëm. Ky rast shton sërish pikëpyetjet mbi mënyrën se si menaxhohen tenderët e infrastrukturës energjetike në vend dhe se si skualifikohen ofertat me çmime më konkurruese në dobi të kompanive të caktuara.