Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë vjedhjen e maces së saj, racë British, rreth 1 vjeç, pranë derës së banesës së saj në zonën e Plazhit, në Durrës, te Rruga e Frigoriferit.
Sipas qytetares, ngjarja ka ndodhur më datë 26, rreth orës 11:05. Ajo thotë se personi që ka marrë macen është një djalë i ri i cili është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.
Qytetarja i bën thirrje personit që ta rikthejë macen brenda 24 orëve, duke paralajmëruar se në të kundërt, pasditen e ditës së nesërme do të bëjë kallëzim pranë autoriteteve.
Kushdo që ka informacion për macen ose për personin e filmuar, lutet të kontaktojë me të zonjën e saj ose të njoftojë autoritetet.

