Dritan Rexhepi- Foto ilustruese Hetimi i ri në Ekuador po zbulon përmasat e rrjetit të lidhur me Dritan Rexhepin. Vistazo rindërton fijet që shtriheshin nga burgu te zyrtarët publikë dhe mekanizmin që dyshohet se e ndihmoi shqiptarin të vepronte për vite me radhë... Operacioni që goditi rrjetin e personave të dyshuar se ndihmuan Dritan Rexhepin të fshihte largimin nga Ekuadori ka rikthyer shqiptarin në qendër të vëmendjes së mediave të vendit. Por përtej tetë personave të arrestuar dhe skemës që autoritetet po hetojnë, mediat ekuadoriane po i rikthehen një pyetjeje më të gjerë: kush ishte Dritan Rexhepi dhe si arriti të ndërtonte një histori të tillë në Ekuador?
Revista ekuadoriane "Vistazo" i ka kushtuar një shkrim të gjatë historisë së tij, duke rindërtuar më shumë se një dekadë ngjarjesh: mbërritjen në Amerikën Latine, identitetet e rreme, arrestimin, aktivitetin e dyshuar nga burgu, lirimin e parakohshëm dhe më pas largimin nga vendi.
Sipas Vistazo, Rexhepi besohet se mbërriti në Ekuador në vitin 2011. Ai vinte pas një historie arratisjesh në Evropë dhe në Ekuador do të qëndronte për vite me radhë nën identitete të ndryshme.
Autoritetet e arrestuan në Quito në qershor 2014. Në atë kohë, sipas medias ekuadoriane, ai paraqitej me dy identitete: Ioannis Dionysopoulos, si shtetas grek, dhe Lulezim Murataj, si shtetas shqiptar.
Dokumentet nuk mjaftuan për të përcaktuar se kush ishte në të vërtetë personi që kishin përballë. Hetuesit përdorën gjurmët e gishtave dhe arritën të konfirmonin identitetin e tij: Dritan Rexhepi.Emri i shqiptarit ishte ndërkohë i njohur për autoritetet evropiane. Vistazo e lidh historinë e tij me arratisje të mëparshme dhe me trafikun ndërkombëtar të kokainës, ndërsa në Ekuador ai do të dënohej me 13 vjet burg për trafik droge.
Rexhepi u dërgua në burgun Cotopaxi. Por pikërisht këtu historia e tij mori një tjetër dimension.Sipas rindërtimit të medias ekuadoriane, qëndrimi në burg nuk e shkëputi nga kontaktet jashtë. Rexhepi dyshohet se kishte akses në telefon celular dhe kompjuter dhe se vazhdonte të komunikonte me persona të lidhur me trafikun e drogës.
Vistazo shkruan se nga burgu ai arriti të konsolidonte lidhjet e tij me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Emri i tij u lidh më pas me strukturën e njohur si “Kompania Bello”, të cilën autoritetet e kanë lidhur me dërgesat e kokainës drejt tregut evropian.
Pikërisht vitet e kaluara në Ekuador e kthyen Rexhepin në një emër të njohur për autoritetet vendase. Mediat ekuadoriane i referohen edhe nofkave që i janë atribuar gjatë viteve, mes tyre “mbreti i arratisjeve” dhe “cari i kokainës”. Zbulohet skema që mbante Dritan Rexhepin “në Ekuador” edhe pasi ishte larguar, arrestohen 7 mjekë
22 Shtator, 08:33 Por një nga episodet që Vistazo rikthen në vëmendje lidhet me daljen e tij nga burgu.Në vitin 2021, pasi kishte kryer 64 për qind të dënimit, mbrojtja kërkoi që Rexhepi të përfitonte nga regjimi i lirimit të parakohshëm. Kërkesa u pranua.
Edhe këtu shfaqet një prej identiteteve të tij të tjera: procedura u zhvillua në emrin Lulezim Murataj.
Media ekuadoriane shkruan se lirimi ngriti pikëpyetje për shkak të historisë së tij dhe kërkesave ndërkombëtare që ekzistonin ndaj tij. Në gusht 2021, sipas një investigimi të mëparshëm të Vistazo, për Rexhepin u lëshuan tre urdhra lirimi ku figuronin numra të ndryshëm pasaportash.Pas daljes nga burgu ai nuk ishte plotësisht i lirë nga kontrolli i autoriteteve. Rexhepi duhej të përmbushte disa kushte, mes tyre paraqitjen periodike pranë institucioneve ekuadoriane.
Dhe pikërisht këtu historia e vjetër e Rexhepit lidhet me operacionin që autoritetet zhvilluan tani.Sipas hetimit të fundit, Rexhepi u largua nga Ekuadori më 7 shtator 2022, duke kaluar përmes pikës kufitare të Rumichaca. Autoritetet dyshojnë se përdori dokumente të rreme.
Megjithatë, largimi i tij nuk u pasqyrua në mënyrë normale në sistemin e kontrollit.
Edhe pasi Rexhepi ndodhej jashtë Ekuadorit, dokumentet vazhdonin të krijonin përshtypjen se ai po respektonte detyrimet që i ishin vendosur pas lirimit.
Këtu hyn në lojë rrjeti që autoritetet ekuadoriane po hetojnë sot.
Shtatë mjekë ose ish-mjekë dhe një punonjës i sistemit penitenciar janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në manipulimin e këtij mekanizmi. Hetuesit dyshojnë se janë përdorur certifikata mjekësore, dokumente dhe firma të falsifikuara për të justifikuar mungesat e Rexhepit.
Hetimi ka zbuluar edhe një metodë të pazakontë: një gjurmë gishti e riprodhuar në një dorezë lateksi, e cila dyshohet se përdorej për të regjistruar paraqitjen e tij.
Kështu, ndërsa Rexhepi ishte larguar fizikisht nga Ekuadori, në dokumente vazhdonte të krijohej gjurma e një personi që ndodhej ende në vend dhe përmbushte detyrimet ndaj autoriteteve.Arratia e tij përfi në nëntor 2023 në Turqi. Autoritetet turke e arrestuan në Stamboll. Edhe atje historia e identiteteve të rreme vazhdoi: sipas Vistazo, Rexhepi kishte hyrë në vend me një pasaportë kolumbiane në emër të Benjamín Omar Pérez García.
Në janar 2025 ai u ekstradua në Shqipëri.
Por për drejtësinë ekuadoriane historia nuk ka përfunduar me largimin e Rexhepit dhe as me arrestimin e tij në Turqi. Hetimi po zhvendoset tashmë te struktura që dyshohet se e ndihmoi dhe te mundësia që njerëz brenda institucioneve publike të kenë manipuluar sistemin në favor të tij.Pikërisht operacioni i fundit ka bërë që Vistazo t’i rikthehet gjithë historisë së shqiptarit.
Nga arrestimi me identitete të rreme në vitin 2014, te vitet në Cotopaxi, lirimi i parakohshëm dhe largimi nga Ekuadori, Dritan Rexhepi vijon të jetë pjesë e një dosjeje që autoritetet ekuadoriane ende po përpiqen ta zbërthejnë.
Tetë arrestimet e fundit nuk tregojnë më vetëm historinë e arratisjes së tij. Ato kanë hapur një kapitull tjetër: rrjetin e njerëzve që dyshohet se e ndihmuan Rexhepin dhe mënyrën se si ai mundi të largohej nga Ekuadori ndërsa sistemi vazhdonte ta regjistronte sikur ishte ende aty. /Pamfletirexhepi dritan droge ekuador Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje nga shpërthimi në Elbasan, automjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social 28 Shtator 2026, 19:3619:36Kronike Shpërthen në flakë një makinë në qendër të Elbasanit, panik mes qytetarëve 28 Shtator 2026, 18:5018:50Kronike Tragjedia me 3 shqiptarë të vdekur në Athinë/ Zbardhen shkaqet, gazi rrodhi nga apartamenti i çiftit të moshuar 28 Shtator 2026, 17:2717:27Kronike Digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami në Athinë, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme 28 Shtator 2026, 17:1017:10Kronike I shkruante mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnjë 28 Shtator 2026, 14:2214:22Kronike Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, publikohen fotot e dy të rinjve; si ranë në kurthin e policisë 28 Shtator 2026, 13:0013:00Kronike

