Pasi mazhoranca miratoi në Kuvend ligjin për pagat e magjistratëve, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga institucionet e drejtësisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kërkojë tashmë një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes. PS nuk tërhiqet, miraton ligjin për pagat e magjistratëve; opozita voton kundër
18 Shtator, 08:01 Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të dy këshillave të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të gjyqësorit që të ulen bashkë për të diskutuar një zgjidhje afatgjatë për sistemin e pagave.
Ftesa për dialog vjen pasi Kuvendi ka dhënë tashmë votën për formulën e re të pagave, e cila ka hasur kundërshtimin e institucioneve të drejtësisë. Pikërisht në këtë moment, kryeministri kërkon që palët të ulen në një tryezë për të gjetur një zgjidhje që, sipas tij, duhet të garantojë pagat e magjistratëve, por edhe ekuilibrin e piramidës shtetërore të pagave.
Rama mbrojti edhe një herë qëndrimin e qeverisë për trajtimin financiar të magjistratëve, duke theksuar se pagat e tyre janë rritur ndjeshëm falë politikave të mazhorancës.
REAGIMI:
Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

