Lajme Zone
Video/ I zhdukur pa gjurmë, Alket Rizai i përfshirë në vrasje brenda burgut; publikohen pamjet për herë të parë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ I zhdukur pa gjurmë, Alket Rizai i përfshirë në vrasje brenda burgut; publikohen pamjet për herë të parë

Sipas televizionit grek SKAI, dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë e vendosin Rizain në zonën ku ndodhi vrasja dhe shtojnë dyshimet se mund të jetë ai autori i vërtetë, shkruan "Protothema.gr".

Alket Rizai SKAI ka publikuar pamje nga burgu, ndërsa për vrasjen akuzohet një shtetas bullgar i dënuar me burgim të përjetshëm. Ky i fundit ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Megjithatë, hetimi nuk është kufizuar vetëm te versioni i tij. Emri i Alket Rizait, i cili vijon në arrati që nga incidenti me të shtëna në një bar plazhi në Anavysso, del edhe në hetimin për vrasjen e Antonis Papadatos brenda burgut të sigurisë së lartë në Domokos, më 15 shkurt 2026.

Sipas televizionit grek SKAI, dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë e vendosin Rizain në zonën ku ndodhi vrasja dhe shtojnë dyshimet se mund të jetë ai autori i vërtetë, shkruan "Protothema.gr".

Antonis Papadatos u vra me tre plumba, ndërsa çështja vazhdon të jetë nën hetim. Për të njëjtën dosje është arrestuar dhe është lënë në paraburgim edhe ish-shefi i rojeve të burgut të Domokos, i cili ndodhej në vendin ku ndodhi ngjarja.

SKAI publikoi pamje nga burgu, ndërsa për vrasjen akuzohet një shtetas bullgar i dënuar me burgim të përjetshëm. Ky i fundit ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Megjithatë, hetimi nuk është kufizuar vetëm te versioni i tij.

Sipas avokatit të familjes së viktimës, deklarimet e ish-shefit të rojeve nuk përputheshin me provat që dolën pas ngjarjes. Autoritetet lëshuan më pas urdhër arresti ndaj tij.

Brenda një intervali prej vetëm shtatë minutash, sipas të dhënave të publikuara për çështjen, Papadatos doli nga krahu ku mbahej dhe përfi në ndërtesën e administratës, ku u vra. Alket Rizai ka mohuar se ndodhej në vendin ku u vra Papadatos. Por një dëshmi e punonjësit të burgut jep një version tjetër.

“Në një moment dëgjova të shtëna me armë që vinin nga zona e burgut të vjetër, pashë Alket Rizain të dilte i pari...”, deklaroi punonjësi, sipas materialit të publikuar nga SKAI.

Video e plotë Kjo dëshmi merr rëndësi edhe për shkak të pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat dokumentojnë lëvizjet e Rizait drejt zonës kryesore të burgut pak përpara vrasjes.

Çfarë tregojnë kamerat para vrasjes

Videot e qarkut të mbyllur të burgut rindërtojnë një pjesë të itinerarit të viktimës dhe personave të tjerë që lëvizën drejt ndërtesës së administratës.Pak përpara vrasjes, Antonis Papadatos ndodhej në zonën e përbashkët të repartit D dhe komunikonte me të burgosur të tjerë.

Më pas në repart shfaqet i dënuari bullgar me burgim të përjetshëm. Sipas pamjeve të publikuara, ai i kërkon Papadatos të dalë dhe ta ndjekë. Papadatos largohet bashkë me të.Dy burrat kalojnë nëpër korridoret që çojnë drejt zonës kryesore të burgut. I dënuari bullgar ecën përpara, ndërsa Papadatos e ndjek. Në të njëjtën kohë, kamerat regjistrojnë edhe Alket Rizain duke lëvizur drejt së njëjtës zonë. Pas tij shfaqen edhe të burgosur të tjerë.

Në zonën e administratës ndodhen viktima, i dënuari bullgar dhe shefi i rojeve. Pamje regjistrojnë edhe një takim mes Rizait dhe shefit të rojeve.Më pas grupi lëviz drejt banesës së vjetër të shefit të rojeve. Kjo zonë ka një element vendimtar për hetimin: kamerat e sigurisë nuk e mbulojnë.Pikërisht në këtë pikë të verbër u vra Antonis Papadatos.

Sipas të dhënave të publikuara për ekspertizën e ngjarjes, ai mori një plumb në pjesën e pasme të kokës dhe dy plumba të tjerë në fytyrë.

Versioni i të dënuarit bullgar

I dënuari bullgar, i cili mori përgjegjësinë për vrasjen, ka paraqitur një version tjetër për atë që ndodhi në zonën pa kamera. Ai pretendon se Papadatos kishte fshehur një revolver në pantallona dhe tentoi të vriste shefin e rojeve. Sipas versionit të tij, ai ndërhyri për t'i marrë armën Papadatos dhe gjatë përleshjes arma u shkrep, duke e plagosur atë për vdekje në kokë.

Por mënyra e vrasjes, tre plumba, një në pjesën e pasme të kokës dhe dy në fytyrë, ka bërë që autoritetet hetimore të shqyrtojnë edhe skenarin e një ekzekutimi të organizuar.Pas vrasjes, i dënuari bullgar shfaqet duke hedhur armën dhe duke u dorëzuar.

Hetimi tani duhet të përcaktojë jo vetëm se kush qëlloi mbi Antonis Papadatos, por edhe çfarë roli patën personat që u mblodhën në zonën e administratës përpara se viktima të dërgohej në pikën pa kamera. alket rizai vrasje burgu grek Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ngjarje tragjike në Itali/ Po shoqëronte vajzën në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni i mbetjeve 18 Shtator 2026, 22:4322:43Kronike Nga TikTok-u te “gara e vdekjes”, si humbën jetën 3 të rinjtë shqiptarë në Greqi (Foto/Video) 18 Shtator 2026, 20:0820:08Kronike Ishte në takim me Mbretin Charles, hajdutët bastisin apartamentin e Ernest Simonit; meraku i vetëm i kardinalit 18 Shtator 2026, 17:2517:25Kronike Zhduku 1 mln euro verë nga vila e tij, lihet në burg kushëriri i Ergys Agasit; dosja i kalon SPAK-ut 18 Shtator 2026, 13:5013:50Kronike U rrëzua në një lokal në Shkodër, 25-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës 18 Shtator 2026, 13:1513:15Kronike Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, arrestohet në Peshkopi Gëzim Dani; pritet ekstradimi në Itali 18 Shtator 2026, 11:4611:46Kronike