Lajme Zone
“Radhën e ka Ballkani”/ Mediu zbulon çfarë paralajmëroi kongresmeni amerikan
PolitikëCNA

“Radhën e ka Ballkani”/ Mediu zbulon çfarë paralajmëroi kongresmeni amerikan

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar p...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar paralajmërimin e kongresmenit amerikan Keith Self për Ballkanin.

Mediu tha se gjatë vizitës në SHBA bashkë me kreun e PD-së, Sali Berisha, kongresmeni Keith Self kishte ngritur alarmin se pas Ukrainës, radhën e ka Ballkani. “Kur kemi qenë në takim bashkë me zotin Sali Berisha, zoti Keith Self tha se 'në qoftë se mbaron shpejt ose do të zgjidhet çështja e Ukrainës, do t'i vijë radha Ballkanit, por mos prisni që të ketë po të njëjtat qëndrime siç kanë qenë më përpara'. Pra, ky është një alarm, por ne nuk duam ta lexojmë këtë alarm. Sepse qendrat e vendimmarrjes së pushtetit ekzekutiv shikojnë më tepër interesin e pushtetit dhe për të mos i dhënë asnjë mundësi zhvillimi normal as Shqipërisë, as shqiptarëve dhe as interesit tonë kombëtar. Ky është një problem i madh, sidomos për Tiranën”, tha Mediu në "A2CNN". Mediu u shpreh se këtë alarm e kishte ngritur me kohë duke treguar dhe arsyet pse Serbia investon mbi 3% të buxhetit në mbrojtje ndonëse nuk ka ndonjë kërcënim dhe është në marrëdhënie me Kinën dhe Rusinë. “Unë e kam ngritur këtë alarm me kohë. Pse Serbia investon në mbrojtje mbi 3% të buxhetit, në një kohë që nuk ka asnjë kërcënim dhe është në marrëdhënie me Kinën dhe me Rusinë? Të njëjtin konstatim kishin edhe kongresmenët në dëgjesën që u bë. Në një kohë që Shqipëria, nga ana tjetër, ka një problem shumë të madh të korrupsionit, të trafikut të drogës, të mungesës së lirisë së zgjedhjeve etj. Ndërsa Serbia ka mbështetje gjeopolitike shumë herë më të përcaktuar”, ka deklaruar Mediu./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.