Dëgjesat me qytetarët zhvillohen çdo të premte, në orën 17:00, me dyer të mbyllura, pa foto dhe kamera, me qëllim që qytetarët të shprehin lirshëm shqetësimet e tyre, duke u respektuar privatësia. Të gjithë drejtuesit e qarqeve kanë bërë një bilanc se sa ankesa kanë mbledhur nga qytetarët dhe sa prej tyre janë referuar për zgjidhje. LEXO edhe...PS miratoi formulën për pagat e magjistratëve/ Muçi: Presion i kryeministrit Rama mbi Drejtësinë! Basha: Gjyqtarët e prokurorët paguhen më shumë se çdo funksionar publik “Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e të çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të vijojë sa më mirë. Të vazhdojmë sipas objektivave dhe sipas planeve”, u shpreh Rama. Ky mekanizëm i ri komunikimi me qytetarët, erdhi si rrjedhojë e protestës së vazhdueshme të qytetarëve, që siç tha vet kryeministri jo vetëm nuk janë dëgjuar, por edhe janë shpërfillur nga pushtetarët vendorë e qendrorë. Pjesë nga diskutimet në mbledhjen e Ramës me drejtuesit e qarqeve Blendi Klosi: Është për tu shënuar që në javën e dytë dëgjesat janë rritur me mbi 50%. Nga 80 që kanë qenë në javën e parë, tashmë janë 149 të tilla, duke shënuar rritje. Niko Peleshi: Bashkia Korçë nga 263 në total, ka 118 raste. 45% lidhen me Bashkinë Korçë si territor. 85 nga Pogradeci dhe 57 raste nga Kolonja. Procesi po funksionon dhe ka fituar kredibilitet. Taulant Balla: Në Kamëz është përmbyllur procesi i rindërtimit me 1200 përfitues. Belinda Balluku: Të gjitha ankesat në total janë 431. I kemi vendosur vetes një qëllim që të rrisim numrin e ankesave të zgjidhura në javën e ardhshme. Ulsi Manja: 38 ankesa kanë ardhur në këtë javë të dytë, 100% të rasteve për të dyja këto të premte janë referuar për zgjidhje nga deputetët. Ogerta Manastirliu: Jemi takuar me mbi 1200 pjesëmarrës. Është një proces që po ecën mirë, pjesëmarrja po rritet nga java në javë për çështjet individuale, por edhe për pjesën e komunitetit. Enea Karakaçi: Në dy javë janë mbajtur 172 ankesa, janë më shumë të natyrës individuale, njerëzit e kanë pritur shumë mirë. Bledi Çuçi: Në Vlorë kanë mbërritur 179 ankesa gjithsej. E-mailet që vijnë nga deputetët duhet të ketë prioritet maksimal. Arbjan Mazniku: Sistemi tani është plotësisht funksional, janë çuar të gjitha e-mailet në të gjitha institucionet, 31 prej tyre kanë marrë përgjigje. Mirela Kumbaro: Mendoj që problematika të njëjta të qarqeve të ndryshme t’i bashkojmë dhe t’i kategorizojmë me një lloj prioriteti. Ervin Demo: Dy-tre javët që kemi para do të jenë kritike për të konsoliduar pastaj një gjë që të jetë sa më funksionale. Edi Rama: Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e të çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të vijojë sa më mirë. Të vazhdojmë sipas objektivave dhe sipas planeve. SI.E./E.H/ReportTv.al PS edi rama dokumenti prania besnike Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.8% Vota total: 3990 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
