Lajme Zone
Nuk çalon gomari nga veshët
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk çalon gomari nga veshët

Dje u raportua në media se kryeministri Edi Rama kishte ur...

Dje u raportua në media se kryeministri Edi Rama kishte urdhëruar ministrat e tij që të kërkonin dorëheqjen e të gjithë drejtorëve që kishin në varësi.

Skema u duk sikur ishte në fakt një dorëheqje e drejtorëve në qendër, drejtorëve kryesorë të ministrive apo drejtorive të përgjithshme, por shkoi përtej.

Sot në mëngjes është njoftuar se janë pikërisht drejtorët e përgjithshëm të institucioneve të cilët kanë thirrur vartësit e tyre.

Vala e dorëheqjeve nuk përfshin vetëm 10 drejtorë në një ministri, por edhe drejtorët në varësi në rrethe, te komplet piramida e qeverisë, pra drejtorët e përgjithshëm thërrasin të gjithë drejtorët rajonalë për të dhënë dorëheqjet, e më pas dorëhiqen edhe vetë. EKSKLUZIVE/ “Tërmet” poshtë karrigeve të ministrave, fluturojnë drejtorët

23 Tetor, 11:43 EKSKLUZIVE/ Furtunë në institucione, qindra dorëheqje

23 Tetor, 11:04 Po a janë këta problemi? Dikush mund të thotë se gomari nuk çalon nga veshët, por në fakt këta janë problemi.

Në rrethe dhe deri në piramidë në qendër ka arrogantë, drejtorë të korruptuar që qëndrojnë prej një dekade, njerëz të vendosur nga partia si militantë që kanë sakrifikuar shtetin.

Por këta nuk u bënë rastësisht, as hajdutë, as arrogantë, as të korruptuar, punësuan në administratë çfarë u tha partia, vodhën në administratë se vidhte më i madhi se ta, kërkonte haraçin drejtori në Tiranë, drejtorit ndoshta ia kërkonte ministri e kështu vijoi me radhë gjithë zinxhiri në piramidën e shtetit. Korrupsioni nuk lindi ditën që erdhi Edi Rama në pushtet apo nga dita që këta burra apo gra të nesërmen u bënë drejtorë. Në pushtetin e Edi Ramës këta drejtorë ishin ata që mblidhnin votat, ishin patronazhistë, ishin ata që mbanin partinë në këmbë, por partia ka nevojë në fushatë për shpenzime. Spastrimi institucional, propagandë apo reformë?

23 Tetor, 12:56 Me rroga a mbulohet një fushatë elektorale?

Janë zgjedhjet lokale, duhet kryetari i bashkisë, vijnë zgjedhjet parlamentare, janë deputetët, duhen mjete, karburant për të lëvizur në terren, postera, reklama në rrjetet sociale, pagesa, blerje votash, pagesa për komisionerët dhe drejtorët fillonin e vidhnin, emëronin të besuarit e tyre që u jepte partia, inspektorët vinin mblidhnin në terren nëpër biznese, drejtorët merrnin haraçin, edhe piramida vazhdonte ngjitej lart. Po marrim rastet më të thjeshta, nuk po flasim për tenderët dhe për qyfyret e tjera, se që i vidhnin tenderët e rrjepnin gjithë dynjanë kjo dihet, jo më kot i hoqi të gjitha dhe i përqendroi në një dorë kryeministri.

Pra, përtej asaj që thonë se Rama i donte t'i kishte të gjithë tenderët në kontroll qëndron fakti se ua hoqi nga duart se po rrjepnin ç'të mundeshin.

Edi Rama nuk e zbuloi sot që drejtorët janë hajdutë. Kanë qarkulluar sa kanë mundur në drejtori të ndryshme, në sektorë të ndryshëm, merr një nga një drejtor i vendos në një drejtori se ata ka partia. EKSKLUZIVE/ Kush i shpëton fluturimit nga detyra?

23 Tetor, 11:54 Tani çështja është, a çalon gomari nga veshët? Këta janë veshët e gomarit, apo janë këmbët e tij? Mirë a keq, koka është kryeministri. Çështja është shumë e thjeshtë, me qindra drejtorë të dorëhequr nga qytetet dhe rajonet drejt qendrës dhe këtë po e bën si leksion vetë kryeministri, furtuna do të vazhdojë nëpër bashki, siç ka ndodhur dy vite më parë.

Por pyetja është edhe në qoftë se këta janë këmbët që bënin gomarin të çalonte, kush do t'i zëvendësojë? A do t'i shërohen plagët gomarit apo pastaj do të fillojë të çalojë nga veshët?/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.