Blendi Gonxhe, 'derrkuci i pangopur' i Edi Ramës / Pas zbulimit të PPP-së për 'MobAL' me 22 milionë euro, ministri reagoi me akuza për 'shpifje' – por lista e aferave të tij është e gjatë: nga pagesa e paligjshme për koncertin e Kanye West te 151 milionë lekë nga landfilli, nga 3 ha park natyror i kthyer në gurore për mikun Dulla te 242 leje arkeologjike false për ndërtime në zona të mbrojtura. 'Derrkuci i pangopur' – siç e quajnë ministrat dhe vartësit. Më 21 tetor 2026, ministri Blendi Gonxhe reagoi menjëherë lidhur me aferën e publikuar nga "Pamfleti" për grabitjen e shoqërisë shtetërore "MobAL" të transporteve, bashkë me kapitalin 22 milionë euro, nëpërmjet kompanisë së tij "Albarent", duke sajuar PPP për 30 vite.
Reagimi i Blendi Gonxhes ishte tipik i një hajduti të panikosur, sepse dhe protestuesit e kanë skeduar si hajdut, por dhe ngaqë "Pamfleti" i zbuloi aferën e PPP-së, për të cilën mendonte se e kishte sekret bashkë me Edi Ramën dhe 3 ministrat Karakaçi, Malaj e Ibrahimaj që ia firmosën. Ministri hajdut, etiketim që i ka vendosur vetes me vjedhjet që ka bërë, e quan shpifje faktin e grabitjes së shoqërisë shtetërore "MobAL" bashkë me llogarinë 22 milionë euro, duke e cilësuar nxitje për urrejtje e sulm ndaj tij.
E vërteta është se Blendi Gonxhe është i urryer prej 30 vitesh nga shqiptarët, si hajdut dhe përçmues i atyre që protestojnë kundër korrupsionit të bandës "Rama", ku ai është "monstra" i vjedhjes së fondeve e pasurive; ose "Derrkuci i pangopur", siç e quajnë ministrat dhe vartësit.
Disa nga aferat dhe vjedhjet e Blendi Gonxhes:
^ Në datën 6 korrik 2026, Blendi Gonxhe firmosi pagesën e paligjshme 4 milionë euro nga fondi i emergjencave, për koncertin e Kanye West.
^ Nëpërmjet kompanisë së tij "Albarent" dhe "D-G" të djalit Dante Gonxhe, hajduti Blendi Gonxhe ka marrë 151 milionë lekë nga landfilli i Tiranës dhe rreth 3 miliardë lekë me tenderë e projekte shtetërore fiktive.
^ Në datën 27 qershor 2025, firmosi që 3 ha park natyror i mbrojtur në Palasë të Himarës të bëhej gurore dhe iu dhurua firmës "Dulla Konstruksion", të mikut të tij kavajas Ervin Dulla.
^ Ka ndryshuar Kontratën Nr. 6271/8, datë 3.12.2024, të tenderit për ndërtimin e "Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës" me vlerë 6.9 milionë euro, duke i shtuar 1.6 milionë euro me preventiv punimesh fiktive.
^ Ka miratuar mbajtjen me koncesion edhe 20 vite për resort, hotel e parking të Kalasë së Lëkurësit-Sarandë, nga trafikanti Andrea Çaushi, si dhe të 3200 m² truall përballë kalasë.
^ Në datën 1 shtator 2025, me ankand të sajuar e fiktiv, dha 52 mijë m² tokë të Pasurisë Nr. 1/10, Zona Kadastrale nr. 1574 në Porto-Romano të Durrësit, me qira 46 lekë/m² në vit.
^ Në datën 15 tetor 2021, me Urdhër Nr. 13277, Drejtoria e Tatimeve bllokoi pasuritë e kompanisë "Albarent" të Blendi Gonxhes për 1.2 milionë euro detyrime, por gruaja e Blendi Gonxhes, në bashkëpunim me shefat e tatimeve, bënë letra false sikur nuk kishte detyrime.
^ Në shkurt 2019, vetëm 3 muaj pas emërimit Drejtor i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe sajoi e bëri pjesë të kësaj drejtorie dhe financoi me 1.3 milionë euro shoqërinë private "AUTO-RETRO", ku bënte pjesë djali i tij Dante Gonxhe.
^ Dante Gonxhe, djali i Blendi Gonxhes, ka në pronësi 84 automjete "Retro", të deklaruara si të blera me "kursimet e prindërve", me të cilat bën panaire e gara të financuara nga qeveria.
^ Ministri Blendi Gonxhe shtoi fiktivisht 8 milionë euro për gjoja reklamim të trashëgimisë kulturore, për të cilat ka raporte financiare fiktive.
^ Në muajin mars 2025, hoqi 620 milionë lekë nga fondi i zhvillimit të artit dhe ua dhuroi 43 shoqatave, OJF-ve e grupeve folklorike që bëjnë propagandë për qeverinë dhe këndojnë e kërcejnë para Edi Ramës kur ai pret shirita rrugësh e tunelesh.
^ Vetëm nga dhurimi i sipërfaqeve të plazheve, ministri Blendi Gonxhe i ka shkaktuar shtetit 35 milionë lekë humbje në 2 vite; ndërsa 2.4 milionë euro i ka zhvatur me tenderë për gjoja pastrimin e tyre.
^ Para zgjedhjeve të vitit 2025, Blendi Gonxhe nxorri në shitje 800 pasuri shtetërore me 30-40% të çmimit real, duke e justifikuar vjedhjen si lehtësim të shtetit nga kostot e administrimit të tyre.
^ Në datën 2 shtator 2026, me kërkesë e relacion të ministrit Blendi Gonxhe, qeveria miratoi kalimin në administrim të tij të 7.7 ha tokë në zonën bregdetare Vilë-Bashtovë të Kavajës.
^ Ka dhënë leje arkeologjike dhe për zonat e mbrojtura e të trashëgimisë kulturore për 242 komplekse vilash, pallatesh, kulla, hotele, resorte e magazina, pasi kishin filluar e përfunduar ndërtimet; siç është rasti i dhëndërushit të Sali Berishës në Tiranë e Drilon; i trafikantit Arben Muçobega në Himarë dhe trafikantit Gjergj Luca për resortin e fabrikën "Rozafa Fish" brenda zonës arkeologjike të Apolonisë.
Edhe derrat kanë babëzi, por ngopen e ndalojnë një çast; ndërsa hajduti Blendi Gonxhe nuk e ndalon babëzinë qysh nga vitet kur ishte sekser i Edi Ramës në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës dhe prej 14 vitesh në pushtet.
Në vijim:
Me çfarë punësh të pista është marrë Blendi Gonxhe gjatë viteve të arratisjes në Spanjë, Greqi e Itali, për t'i shpëtuar burgut për hapjen e digës së Liqenit të Tiranës?/Pamfletiderrkuci i pangopur i edi ramës blendi gonxhe spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Koordinatori i ri i Edi Ramës, Baton Haxhiu; kush e solli në Tiranë televizionin serb të “Klanit të Zemunit”? 22 Tetor 2026, 12:0512:05Anti-Mafia Harta e re e Shqipërisë/ 100 mijë hektarë tokë në shitje? Plani izraelit për kibucët dhe 4 ligjet e Edi Ramës 21 Tetor 2026, 18:0318:03Anti-Mafia Në kulmin e protestave, Blendi Gonxhe përmes kompanisë së tij “Albarent”, merr me PPP 'MobAL'-in shtetëror për 30 vjet 21 Tetor 2026, 13:5013:50Anti-Mafia Pedagogët në protestë, Dekani i Durrësit, Linert Lirëza me kullë 20 kate në Golem; pas investimit dyshohet deputeti Arkend Balla 20 Tetor 2026, 14:3714:37Anti-Mafia Mirela, ministresha e paprekshme; “Kumbaro” e 2 miliardë Eurove afera me tenderët e pasuritë publike dhe SPAK që hesht 20 Tetor 2026, 10:1310:13Anti-Mafia Ardit Hysa, njeriu i Olta Xhaçkës nga Ministria e Mbrojtjes te KAYO, dyshimet për punët e errëta në Vjenë dhe hija e SPAK 19 Tetor 2026, 12:2812:28Anti-Mafia

