Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi këtë të martë zhvilloi një takim me Gjeneral Major Jasper Jeffers III, Komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara (SOCCENT), i cili shërben gjithashtu si komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Të dyja palët mësohet se theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA dhe të angazhimit të përbashkët në NATO, si dhe rolin e bashkëpunimit të ngushtë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kontributin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. “Shqipëria mbetet e vendosur për të thelluar më tej bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe për të dhënë kontributin e saj në misione të përbashkëta ndërkombëtare, forcimin e Aleancës dhe të sigurisë së përbashkët”, u shpreh ministri Nufi. Hoxha pret Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: Do të luajmë rolin tonë krah SHBA për paqen dhe sigurinë

