Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News zhvillimet e fundit lidhur me mundësinë e udhëtimit të Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mahmutaj u shpreh se Berishës i është dhënë mundësia të udhëtojë drejt SHBA-së dhe se, nëse dëshiron, ai mund ta ndjekë çështjen e tij përmes rrugëve ligjore në gjykatat amerikane.
“Berishës po i jepet mundësia të shkojë në Amerikë. Pra të shkeli tokën Amerikanë dhe ka të gjitha të drejtat e tij qytetarë që të shkojë dhe të paditë departamentin amerikan të shtetit në gjykatat amerikane, por edhe ta shohim nëse do ta shfrytëzojë këtë mundësi. Por shtetet e bashkuara të Amerikës, ende nuk kanë një ambasador zyrtarisht. Ambasada Amerikane nuk e ka sulmuar Berishën, ka konfirmuar që Berishës ti jepet një vizë. Por Berisha duke qenë mjeshtëri manipulimit e shiti si sukses të madh. Berishës po i jepet mundësia legjitime të shkojë të paraqitet në SHBA dhe ta zgjidhë me drejtësinë amerikane”, tha ai. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mahmutaj kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, Sali Berisha po e përdor Partinë Demokratike për çështjet e tij personale.
“Berisha nuk arrin të prodhojë diçka tjetër dhe përdor PD-në. Për hallet e tij personale e ka kapur për fyti atë parti”, deklaroi gazetari. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet fatos mahmutajSali Berisha

