Lajme Zone
Rrugët në gjendje të rënduar, aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rrugët në gjendje të rënduar, aksidentet rrugore rriten me 10% në shtatë muaj

Aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 10% në shtatë muajt e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa edhe korriku shënoi më shumë raste se një vit më herët, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Në korrik u regjistruan 165 aksidente rrugore, nga 131 në korrik 2025. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 235, krahasuar

Aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 10% në shtatë muajt e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa edhe korriku shënoi më shumë raste se një vit më herët, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Në korrik u regjistruan 165 aksidente rrugore, nga 131 në korrik 2025. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 235, krahasuar me 194 një vit më parë.Në periudhën janar-korrik, numri i aksidenteve arriti në 844, nga 767 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të vrarët dhe të plagosurit arritën në 1,187 persona, nga 1,077 në shtatëmujorin e vitit 2025.

INSTAT tha se 90.3% e aksidenteve të korrikut ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbënte 21.8% të numrit total të aksidenteve të regjistruara

Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në korrik, me 59 raste, kundrejt 37 një vit më parë. Në kryeqytet u regjistruan 74 persona të vrarë ose të plagosur. Në shtatë muajt e parë të vitit, Tirana numëroi 336 aksidente, nga 219 në të njëjtën periudhë të 2025.

Sipas INSTAT, pjesa më e madhe e aksidenteve sipas fashës orare u regjistrua mes 19:00 dhe 24:00, me 25.5% të totalit. E enjtja ishte dita me përqindjen më të lartë të aksidenteve, me 18.8%, ndërsa e marta kishte nivelin më të ulët, me 12.1%.Të dhënat sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe përpunohen nga INSTAT. Shifrat për muajin e fundit janë paraprake dhe subjekt rishikimi.

Rritja e aksidenteve vjen në një kohë kur ka pasur një sërë reagimesh dhe masash për të rritur kujdesin në timon, përfshirë ndryshimet në Kodin Rrugor dhe kontrollet e shtuara në terren. Një tjetër element që përmendet shpesh, përveç sjelljes së drejtuesve të mjeteve, është gjendja e rrugëve dhe zonat e njohura si “pika të zeza”. Në disa prej tyre janë kryer herë pas here ndërhyrje, por pavarësisht kësaj, ato vijojnë të evidentohen në problematikën e aksidenteve rrugore./Monitor Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm