Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë të ndodhur në biznesin e tij.
Sipas denoncuesit, më 23 gusht një grua është paraqitur në lavanderi dhe ka kërkuar t’i huazohej një hekur, pasi në atë moment nuk kishte punonjës në lavanderi për t’ia hekurosur rrobat. Ajo ka marrë hekurin me premtimin se do ta kthente pasi të përfnte hekurosjen e tyre në shtëpi.
Por, katër ditë më vonë, pajisja ende nuk është rikthyer në lavanderi.
Nëpërmjet JOQ Albania, denoncuesi i bën thirrje gruas që ta kthejë hekurin në lavanderi në Berat, përpara se, siç paralajmëron ai, të detyrohet t’i drejtohet Policisë.
“Ta kthejë hekurin ose do ta denoncoj”, apelon ai. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

