Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

DOSJA AKSHI/ Pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi kalon natën e parë në qeli! Foto e re nga arrestimi, momenti kur i rrethohet makina! Të shtunën para GJKKO-së


Pas arrestimit në Durrës, Ergys Agasi po mbahet tek Blloku i Sigurisë deri në komunikimin e masës së sigurisë. 8 muaj në kërkim për 7 vepra penale, blutë e kanë ndjekur Agasin për rreth 40 km nga Elbasani ku ishte pikasur, në makinë me të kërkuarin tjetër, ish-policin Ulian Shpataraku, gjithashtu i arrestuar në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit.

TIRANË- Në mesnatë, pas ishin mbyllur procedurat e ekzekutimit të arrestit, Ergys Agasi la mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ai ishte dërguar pas prangosjes në zonën e Plepave në Durrës Në Bllokun e Sigurisë ai kaloi natën e parë në qeli. I pari që e vizitoi ishte mbrojtësi i tij, avokati Maks Haxhia. Haxhia qëndroi brenda ambienteve të Bllokut të Sigurisë për rreth 30 minuta, ku diskutoi me klientin e tij strategjinë e mbrojtjes, tashmë si i arrestuar. Avokati i Agasit pretendon se akoma nuk janë njohur me materialin e dosjes, edhe pse kanë kaluar muaj të tërë nga shpallja në kërkim në dhjetor 2025. LEXO EDHE:Arrestimi i Ergys Agasit, Berisha: Ishte i negociuar nga Rama! Lëvizte i lirë prej 8 muajsh, marrëveshje për t’i mbyllur dosjen (VIDEO) "Ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur. Na është mohuar një e drejtë. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet", pretendon ai. Duke folur në emër të klientit të tij, Haxhia thotë se ai nuk i preku fondet publike. "Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkesë juridike pasi nuk ka prekur financat publike pasi nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat", tha Haxhia. Përmes kompanisë së tij EA Solution, ai nuk rezulton përfitues i drejtpërdrejtë i garave të AKSHI-t, por sipas hetimeve, ishte ai që i orkestronte ato, duke marrë në këmbim miliona euro, për shërbime fiktive. Që prej dhjetorit të kaluar ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesë si i dyshuar se ishte në krye të një grupi kriminal që përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat e AKSHI-t. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra të rënda penale. Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, në ndjekje nga policia që nga Elbasani. Report Tv siguroi një tjetër foto nga momenti i operacionit, ku dallohet qartë makina “Audi Rs6”, me vlerë rreth 100 mijë euro, e rrethuar nga forcat “Operacionale” dhe “Shqiponja”, të cilat i dhanë fund arratis së të shumëkërkuarit. Brenda saj u gjetën edhe 4 mijë euro cash. Me të ishte Ulian Shpataraku, ish-polici krah i djathtë i Ilir Prodës, i cili ishte shofer i makinës. Në këtë foto tjetër shfaqet Shpataraku, teksa prangoset nga blutë, nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit. Audi luksoz në pronësi të Shptarakut, u sekuestrua. Foto kur policia rrethon makinën e Ergys AgasitFoto brenda makinës së policisë, e shfaq Agasin të befasuar nga ndërhyrja e bluve. Në fakt duket e çuditshme lehtësia me të cilën Agasi, ndonëse në kërkim, lëviste pa ndonjë kujdes të veçantë, madje i shoqëruar nga Shpataraku, një tjetër person po në kërkim. Mbetet e paqartë se çfarë Agasi kërkonte në Elbasan, një qytet i njohur për ndkimin e grupeve më të rrezikshme kriminale, po ku Shpataraku, ka vijuar të ruajë lidhje të forta, që prej kohës kur kishte qenë numri dy i policisë së qytetit. Të shtunën Agasi duhet të dalë para gjykatës së Posaçme, për vlertësimin e masës së sigurisë. Me mbi shpinë muaj të tërë në kërkim dhe dyshime për një seri akuzash, seanca nuk pritet të shoqërohet me asnjë surprizë. Share -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:36 Report Tv siguron foton, momenti kur arrestohet ish-polici Shpataraku! Në makinë me Ergys Agasin Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foto nga momenti kur prangoset ish-polici kërkim, Ulian Shpataraku. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi kishte kërcënuar me jetë stafin e një hoteli në Dhërmi se nuk i kishte pëlqyer shërbimit. Por, pas arrestimit në makinë me Ergys Agasin, që kërkohej nga SPAK, ish-policit i shtohet edhe një tjetër akuzë. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Shpataraku ka qenë duke drejtuar mjetin tip Audi Rs6, me vlerë rreth 100 mijë euro, në momentin kur janë ndaluar në Operacionalja dhe Shqiponjat në zonën e Plepave në Durrës. Atu u ndoqën për gati 40 km që nga Elbasani. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 09:40 U arrestua dje në Durrës, avokat Maks Haxhia takon Ergys Agasin te Blloku i Sigurisë: Duam dosjen, klienti im nuk ka prekur financa publike (VIDEO) Avokati Maks Haxhia ka takuar Ergys Agasin vetëm disa orë pasi u transferua te Blloku i Sigurisë. Pas takimit Haxhia tha në një prononcim për mediat se ata kanë kërkuar dosjen, por sipas tij deri tani nuk kanë marrë asgjë."Ky është një takim i parë dhe përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur me kushtet e arrestimit. Ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur Na është mohuar një e drejtë. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkesë juridike pasi nuk ka prekur financat publike pasi nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat", tha Haxhia.Teksa u pyet nëse Ergys Agasi është i pafajshëm, përse nuk është dorëzuar më herët, avokati tha se në vendit tonë fillimisht të fusin në burg dhe më pas të nisin me akuzat.“Problemi është që në Shqipëri të fusin në burg, pastaj nisin me akuzat. E di atë historinë, ta presin këmbën e pastaj ta numërojnë që nëse ke apo jo dy këmbë. Duhet të jetë e kundërta, duhet të bëjnë hetime, të gjejnë prova dhe më pas të kërkohet masë e përshtatshme”, u shpreh avokati Haxhia, teksa shtoi se seanca për masën e sigurisë mund të mbahet pasnesër.Agasi u arrestua një ditë më parë në zonën e Plepave, Durrës pas tetë muajsh në arrati. Xh.K/Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: ERMAL BEQIRI spak ergys agasi dosja akshi uljan shpataraku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.5 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 27/08/2026 16:30 A arriti te takohej me gruan dhe femijet apo e kapen perpara se te shkonte tek ata or teeeejjjjj Përgjigju toma: 27/08/2026 11:11 O Avokat Haxhia, mbete duke mbrojtur te korruptuarit, po me ato ben leke, normal se je oportunist. Bravo te qofte.

Po nese Agasi eshte, apo i duket vetja i pafajshem, pse nuk iu dorezua Spakut dhe te perballej me provat qe ata kane dhe me mbrojtjen qe ti ke? Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 3640 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?